Capital T, përmes një postimi në Instagram, njoftoi njerëzit se koncerti “Time Capsule” do të rikthehet shumë shpejt. Më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Capital T do të performojë hitet e tij.
Ky koncert është i treti në radhë dhe shënon rikthimin e reperit në skenën e koncerteve. “Time Capsule III – Rikthimi. Tirana, a jeni gati për revolucionin e koncerteve? “Time Capsule” rikthehet më 16 gusht, për një natë epike”, shkroi Capital T në videon e publikuar.
View this post on Instagram
Nëse doni, mund të merrni direkt biletën ‘early bird’, e cila ka çmime që variojnë nga 1,000 – 2,000 lekë. (10-15 euro). I gjeni në këtë link.
Artikuj të sugjeruar: