
Vig Poppa është një ndër reperët më të dashur në trojet shqipfolëse dhe këngët e tij dëgjohen edhe sot. Hite si" "Ngoje zemrën tem" dhe "Hey", ende vijojnë të jenë të preferuara dhe prezente në çdo club.
Por, Vigani (emri i vërtetë i reperit) është shkëputur pak nga muzika shqiptare, pasi është shpërngulur në Suedi. Plus, andej ka qenë ca i zënë sepse ka disa detyra për të kryer. Është baba, bashkëshort, tashmë edhe i diplomuar.

Bashkëshortja e tij, Ena ka ndarë një foto në Instagram, ku shkruan me plot krenari dhe ëmbëlsi: ”Dashuria ime, ia dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty”.
Vig Poppa ka vendosur të punojë fort dhe të na tregojë se ëndrrat realizohen me përkushtim dhe vullnet. Urime, Vig! Urojmë të gjesh punë në profesion tani.