Blero dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk with Afrona”, ku këngëtari tregoi se se ka qenë kokëfortësia e tij dhe vendimet e pamatura që çuan në divorc.
“Dua të kërkoj falje publikisht. Në atë kohë kam dashur të qëndroj në Kosovë dhe të mos vija me ty në Zvicër. Ti ke pasur të drejtë, por kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë. Edhe distanca,” u shpreh ai.
Përballë njëri-tjetrit, tashmë nga pozitat e ish-partnerëve, Afrona dhe Blero folën mes emocioneve për fundin e martesës së tyre pas shtatë viteve që ishin bashkë, një vendim që ka lënë gjurmë jetën e gjithsecilit prej tyre.
“Ndoshta ka qenë edhe faji që s’jemi ulur dhe nuk i kemi sqaruar gjërat pas shtatë viteve. Ka qenë edhe ky faji im, vetëm jam zhdukur nga jeta jote sepse kam pasur mllef brenda vetes, vuajtje, dëshpërim. Thjesht më është dashur shumë kohë,” tha Afrona.
View this post on Instagram
Blero foli edhe për gjërat që do donte të bënte ndryshe gjatë viteve që ka qenë në një lidhje me Afronën, por edhe pas ndarjes.
“Do të ndryshoja stilin e jetës. Nuk kam qenë kurrë në shtëpi. Vetëm në studio. Njeriu kur lidhet duhet t’i japë kohën tjetrit, duhet të përqendrohet 100%. Sinqeriteti është çelësi në një martesë. Një martesë dhe lidhje është më e shëndetshme kur partnerët janë të drejtë. Dua thjesht të të kërkoj falje,” vijoi ai.
Një tjetër faktor që sipas dyshes ka ndikuar në romancën e tyre dhe problemet që erdhën më pas, ka qenë edhe distanca.
“Distanca ka ndikuar jo pak. Unë kam dashur të bëj shumë. Nuk kënaqem me ato që kam në jetë. Ndoshta është mirë që njeriu të kënaqet më gjërat që ka dhe mos të kërkojë më shumë,” tha Blero.
Ishte Blero ai që zgjodhi të mbyllë edhe podkastin, duke i uruar më të mirën ish-it dhe duke kërkuar që një ndarje paqësore dhe një raport si i tyre të jetë shembull dhe modeli edhe për çiftet e tjera.
“Është mirë kur jep një shembull që pas ndarjes mos të urrejmë njëri-tjetrin dhe të pranojmë ndarjen. Jemi njerëz gabojmë. Kam një këshillë për të gjithë burrat, për dikë që ke dashuri, duhet të vlerësohet gjithçka. Nëse vjen deri te martesa, vlerësoje atë që ke, respektoje dhe bëhu i drejtë,” përfundoi Blero fjalën e tij mes lotëve.
Artikuj të sugjeruar: