Astro Fun

3 shenjat e horoskopit që kanë qejf njohjet përmes aplikacioneve online

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2024

3 shenjat e horoskopit që kanë qejf njohjet përmes aplikacioneve
FOTO: Frazao Studio Latino/E+/Getty Images

Shumë njerëz zgjedhin që t’u besojnë partnerëve që i takojnë në punë, gjatë festave apo krejt rastësisht, ndaj nuk u besojnë njohjeve të rastësishme në internet. Por, aplikacionet e takimeve online janë një trend në epokën që jetojmë dhe tri prej shenjave të horoskopit besojnë se e gjejnë dashurinë në të tilla platforma. 

Luani

3 shenjat e horoskopit që kanë qejf njohjet përmes aplikacioneve

Të bësh përshtypje dhe të jesh në qendër të vëmendjes është e rëndësishme për një Luan. Kjo është arsyeja pse aplikacionet e takimeve mund të jenë veçanërisht të dobishme për këtë shenjë, pasi ata mund të dallojnë menjëherë nëse dikush përtej pamjes së jashtme ka personalitet, besim dhe dëshirë për t'u përkushtuar në këtë romancë të re.

Peshorja

3 shenjat e horoskopit që kanë qejf njohjet përmes aplikacioneve

Peshoret e rafinuara dhe diplomatike duan një partner/e që është i/e vetëdijshëm për imazhin e tyre dhe di të prezantojë mirë veten, si personalisht ashtu edhe në internet. Kjo është arsyeja pse takimi me dikë përmes një aplikacioni mund të jetë një mënyrë e preferuar për këta njerëz të sunduar nga Afërdita.

Shigjetari

3 shenjat e horoskopit që kanë qejf njohjet përmes aplikacioneve

Shigjetarët njihen për stilin e tyre të jetesës me shpirt të lirë dhe gjithmonë në lëvizje, kështu që takimi me njerëz të rinj përmes aplikacioneve është thjesht një zgjedhje logjike.

Kjo shenjë impulsive pëlqen të provojë gjëra të reja, të shohë vende interesante dhe të ketë përvoja që nuk i ka jetuar më parë. Ata kënaqen kur njohin partnerë të mundshëm përmes bisedave, shpesh edhe intelektuale, ndaj dërgimi i mesazheve apo telefonatat bëhen shpesh argëtuese dhe jo, nuk janë të lodhshme për Shigjetarët.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Bustle