Celebrity

Njerëzit acarohen me deklaratën e Ariana Grande për vrasësin famëkeq Jeffrey Dahmer, por pse?

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2024

Njerëzit acarohen me deklaratën e Ariana Grande për vrasësin
Getty

Kur pyetesh se cili është personi me të cilin ëndërron të hash një darkë, me shumë gjasa të shkon mendja te një figurë historike, një person të dashur që e ke humbur, një ikonë në çdo fushë, por ky s’është rasti i Ariana Grande-s. Këngëtarja mendon se një person perfekt për të darkuar është Jeffrey Dahmer.

Në intervistën e saj me Penn Badgley, Sophie Ansari dhe Nava Kavelin, Ariana u shpreh se kur ka qenë fëmijë ishte e fiksuar me vrasësit serialë. Ajo tregoi një rast kur u tha prindërve se personi me të cilin ëndërron të hajë një darkë është vrasësi, sepse mendon se është shumë magjepsës.

“Mendoj se do të doja shumë ta takoja. E ke parasysh, me një person tjetër të përfshirë. Kam pyetje për të”, tha Ariana, ndërsa personat e tjerë prezentë qeshën. Megjithatë, internetit nuk iu duk shumë për të qeshur rrëfimi i Grande-s.

“Ti tallesh me një person që vrau 17 njerëz, sepse policisë nuk i interesonin njerëzit me ngjyrë apo homoseksualët? Me shumë mirësjellje, shko p*rdhu!”, shkroi një person në Reddit. “Vetëm në rastet kur të bëhet pyetja se me cilin vrasës serial do të darkoje, ose ke një armë në kokë mund të japësh këtë përgjigje. Në raste të tjera, s’ka asnjë arsye pse ta thuash diçka të tillë”, komentoi dikush tjetër. “Nuk ka asgjë të lezetshme dhe të paparë në një deklaratë të tillë. Kjo është diçka shumë e ndyrë”; “Ishte kaq fyese për familjarët e njerëzve që Dahmer ka vrarë”, shkruan disa të tjerë.

Njerëzit acarohen me deklaratën e Ariana Grande për vrasësin

Për ju që s’e dini, Jeffrey Dahmer vrau 17 djem midis viteve 1978 dhe 1991, duke e bërë atë një nga vrasësit serialë më famëkeq në histori. Ai shpesh i joshte viktimat në banesën e tij, i drogonte dhe i vriste.

Ai ishte kanibal dhe hëngri një numër pjesësh trupi nga viktimat.
Kur u pyet se çfarë donte nga viktimat, Dahmer tha se donte t'i "kontrollonte" dhe "t’i zotëronte përgjithmonë".

Ai tha se nuk i vriste njerëzit sepse ishte "i zemëruar" ose "i urrente ata", por përkundrazi sepse donte t'i "mbante me vete". “Është një proces, nuk ndodh brenda natës. Kur depersonalizon një person tjetër dhe e shikon atë si një objekt, duket se është më të lehtë të bësh gjëra që nuk duhet t'i bësh,” ka thënë ai.

Kur policia e Milwaukee hyri në banesën e 31-vjeçarit në korrik të vitit 1991, gjeti një frigorifer me koka njerëzish, kafka, kocka dhe mbetje të tjera në gjendje të ndryshme dekompozimi. Dahmer rrëfeu akte të paimagjinueshme të nekrofilisë (tërheqje seksuale ndaj një trupi të vdekur) dhe kanibalizmit.

Artikuj të sugjeruar: