News

Vijon tragjedia në Mekë/ Mbi 1,000 pelegrinë kanë ndërruar jetë

Vijon tragjedia në Mekë/ Mbi 1,000 pelegrinë kanë
Getty

Tragjedia në Mekë vijon të jetë tronditëse, pasi numri i pelegrinëve që kanë ndërruar jetë ka shkuar në mbi 1,000. Më tepër se gjysma e viktimave janë besimtarë të paregjistruar që kryen pelegrinazhin e përvitshëm në vapën ekstreme në Arabinë Saudite. Vdekjet janë raportuar gjatë javës dhe sipas diplomatëve arabë, përfshijnë 658 persona nga Egjipti.

Sipas raporteve, 630 prej tyre ishin pelegrinë të paregjistruar, të cilët për të shmangur kostot e larta të udhëtimit dhe lejeve zyrtare, nisen nga vendet e tyre, pa kushtet e duhura në një mot të tillë ekstrem. Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, temperatura maksimale ka shkuar në 51.8 gradë Celsius.

Çdo vit mijëra pelegrinë i bashkohen pelegrinazhit të rëndësishëm fetar. Këtë herë, numri i viktimave të shkaktuara nga temperaturat e larta të motit, është shumë shqetësues. Vende të ndryshme si Pakistani, Egjipti, Indonezia, Kurdistani, Jordania, Irani, Tunizia dhe Senegali kanë regjistruar vdekje të shumta dhe identifikimi dhe gjetja e njerëzve bëhet edhe më e vështirë për shkak se nuk janë regjistuar në sistemin e lejeve zyrtare.

Të afërmit, miqtë e familjarët e pelegrinëve të humbur kërkojnë për njerëzit e tyre të dashur nëpër internet, spitale dhe morgje, për shkak se nuk kanë një informacion. Dy diplomatë arabë u shprehën se autoritetet kanë nisur procedurat e varrimit për pelegrinët që kanë ndërruar jetë.

“Varrimi është bërë nga autoritetet saudite. Ata kanë sistemin dhe procedurat e tyre, kështu që ne thjesht e ndjekim atë, "tha një diplomat. Një tjetër person u shpreh se ishte e pamundur që të gjitha familjet, veçanërisht ato egjiptiane, të njoftoheshin për të afërmit e tyre.
 
Arabia Saudite nuk ka dhënë një informacion të detajuar për humbjet e jetëve, por raportoi se më shumë se 2,700 pelegrinë patën raste të “lodhjes nga nxehtësia” në vetëm një ditë. Në raportimet e mëparshme, është thënë se shkaku kryesor i vdekjeve lidhet me nxehtësinë, ose sëmundje dhe gjendje që shkaktohen nga temperaturat e larta.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

The tragedy in Mecca continues/ Over 1,000 pilgrims have died

Vijon tragjedia në Mekë/ Mbi 1,000 pelegrinë kanë
Getty

The tragedy in Mecca continues to be shocking, as the number of pilgrims who have died has risen to over 1,000. More than half of the victims are unregistered worshipers performing the annual pilgrimage in the extreme heat of Saudi Arabia. The new deaths were reported earlier in the week and include 658 people from Egypt, according to Arab diplomats.

According to reports, 630 of them were unregistered pilgrims, who, in order to avoid the high costs of travel and official permits, leave their countries without proper conditions in such extreme weather. According to the National Meteorological Center, the maximum temperature reached 51.8 degrees Celsius.

Every year thousands of pilgrims join the important religious pilgrimage. This year, the number of victims caused by high weather temperatures is very worrying. Countries as diverse as Pakistan, Egypt, Indonesia, Kurdistan, Jordan, Iran, Tunisia and Senegal have recorded many deaths and identifying and locating people is made even more difficult because they are not registered in the official permit system.

Relatives, friends and family members of missing pilgrims search for their loved ones on the Internet, hospitals and morgues, because they do not have any information. Two Arab diplomats said that the authorities have started burial procedures for the pilgrims who have passed away.

"The burial was done by the Saudi authorities. They have their own system and procedures, so we just follow it," said one diplomat. Another person said it was impossible for families, especially Egyptian ones, to be notified of their relatives.
 
Saudi Arabia has not provided detailed information on the loss of life, but reported that more than 2,700 pilgrims had cases of “heat exhaustion” in just one day.In previous reports, the main cause of death has been said to be heat-related, or illness and condition caused by high temperatures.

Suggested Articles: