Showbiz

Ilir Meta flet për divorcin nga Monika Kryemadhi: “Marrëdhëniet tona kanë pësuar krisje të fortë”

Ilir Meta flet për divorcin nga Monika Kryemadhi:

Ilir Meta, në fjalën e sotme në partinë e Lirisë, foli më gjatë për arsyet e divorcit me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Ai tregoi se marrëdhënia u kris pas djegies së mandatit dhe u kërkoi ndjesë familjarëve të tij.

“Marrëdhëniet tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti-Meta të 17 majit, të prindit 1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm. Mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz”.

Ai saktësoi se nuk po ndahet për një grua tjetër, ndërsa u kërkoi ndjesë prindërve dhe 3 fëmijëve të tij. “Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte krijuar. Ndjesë fëmijëve e prindëve të mi”.

“Vendimet e mia i shërbejnë përmbushjes së kauzave të mëdha. Ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet. U kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërmve, që më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë”, tha ai.

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Shqipërisë, konfirmoi më 20 qershor se ai dhe Monika Kryemadhi kanë nisur procedurat e divorcit. Ilir Meta, në një deklaratë publike, e cilësoi Monikën si “ish-bashkëshorten” e tij dhe shtoi se çështja po ndiqet në rrugë juridike.

“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje. Kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta”, u shpreh ish-presidenti.

Iliri dhe Monika kanë qenë të martuar që prej tetorit të vitit 1998 dhe kanë 2 vajza dhe një djalë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

Ilir Meta talks about the divorce from Monika Kryemadhi: "Our relationship has suffered a severe crisis"

Ilir Meta flet për divorcin nga Monika Kryemadhi:

Ilir Meta, in today's speech at the Freedom party, spoke at length about the reasons for the divorce with his ex-wife, Monika Kryemadhi. He indicated that the relationship broke down after the burning of the mandate and apologized to his family members.

"Our relations have suffered a severe crisis since the decision to burn the mandates that were obtained with sacrifice and blood in open battle against the anti-Meta coalition of May 17, of parent 1 and 2. Her positions in the opposite direction to the causes that I advocate should end and our decision puts an end to any unnecessary decision. I understand everyone's reaction and my responsibilities are related to hundreds of people".

He specified that he is not separating for another woman, while he apologized to his parents and 3 children. "I am not breaking up with a woman for another woman, but to fill the causes for which this relationship was created. Condolences to the children and my parents".

"My decisions serve the fulfillment of great causes. This decision is not related to the relationship with her as a wife and mother of our 3 children. I am not breaking up with a woman for another woman, but to fulfill causes. I apologize to my 3 wonderful children for the inconvenience. I apologize to my parents and relatives, who raised me with a sense of duty. I took this decision to go all the way to the end of the battle with the mafia whose blackmail has the most vicious and dirty nature. The mafia has violated our customary norms. The national interest has prevailed in my interest for 30 years and never the family one. My whole life dedicated to the integration of Albania", he said.

Ilir Meta, the chairman of the Freedom Party and the former president of Albania, confirmed on June 20 that he and Monika Kryemadhi have started divorce proceedings. Ilir Meta, in a public statement, described Monika as his "ex-wife" and added that the case is being pursued through legal channels.

"Mrs. Monika Kryemadhi is already my ex-wife and today I followed the legal path for this matter. I also informed my son, Besar Ilir Meta", said the former president.

Iliri and Monika have been married since October 1998 and have 2 daughters and a son.

Suggested Articles: