Lifestyle

Rregulli “60-30-10": Si mund ta aplikoni në shtëpinë tuaj?

Rregulli “60-30-10": Si mund ta aplikoni në shtëpinë
FOTO: BRIZMAKER/GETTY IMAGES

Një nga pengesat më të zakonshme që kanë njerëzit sa herë mendojnë për të arreduar shtëpinë është pikërisht zgjedhja e ngjyrave. A duhet diçka e guximshme, doni të qendroni tek tonet neutrale apo doni të “luani” në mënyrë të sigurt duke i besuar instinktit tuaj? Pasi të keni zgjedhur ngjyrën dominuese, atëherë gjetja e mobiljeve apo orendive për të plotësuar hapësirën e shtëpisë kthehet në sfidë më vete. Megjithatë, ju vjen në ndihmë rregulli "60-30-10"!

Çfarë është ky rregull?

Mos u frikësoni nga numrat! Ju sigurojmë se rregulli "60-30-10" është vetëm një mënyrë e thjeshtë për të menduar për ngjyrat në shtëpinë tuaj.

"Paleta e ngjyrave mund të ndahet në tre pjesë, duke përdorur rregullin "60-30-10". Pra, 60% e hapësirës është një ngjyrë dominuese, 30% një ngjyrë plotësuese dhe 10% një ngjyrë e theksuar," thotë interior dizajnerja Amber Guyton.

Në praktikë, kjo mund të duket si formulë që vlen vetëm për dhomën e ndjenjes, por në fakt ka vlerë për të gjithë shtëpinë. Ngjyra e mureve, e mobilieve, pikturat, ngjyra e dyerve dhe dritareve, madje edhe detajet më të vogla si jastëkët apo qilimat kanë goxha rëndësi.

Si ta aplikoni rregullin “"60-30-10"” në shtëpinë tuaj?

Zbërthimi i këtij rregulli është në varësi të hapësirës që do të arredoni. Elementët që përbëjnë 60% të hapësirës në shtëpi janë muret, një divan i madh dhe një qilim. Në kuzhinë, 60% mund të zbatohet për bufenë, 30% për nuancën e pjesëve anësore dhe 10% për pajisjet e kuzhinës dhe ato elektroshtëpiake.

Qëllimi është të krijoni një hapësirë ku ndiheni mirë dhe çdo detaj përcjell një ndjesi gëzimi në shtëpinë tuaj. Luani sipas rregullave, por edhe trendeve të arredimit dhe dëshirave tuaja për të krijuar një hapësirë të paqtë dhe komode ku ndërveproni çdo ditë.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Real Simple

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What is the "60-30-10" rule that makes home furnishing easier?

Rregulli “60-30-10": Si mund ta aplikoni në shtëpinë
PHOTO: BRIZMAKER/GETTY IMAGES

One of the most common obstacles that people have whenever they think about decorating the house is precisely the choice of colors. Do you need something bold, do you want to stay neutral or do you want to "play" safely by trusting your instincts. Once you have chosen the dominant color, then finding the furniture or carpets and all the other elements necessary to complete the space of the house becomes a challenge in itself.

What is this rule?

Don't be intimidated by the numbers! We assure you that the 60-30-10 rule is just a simple way to think about colors in your home. "The color palette can be divided into three using the 60-30-10 rule. So 60% of the space is a dominant color, 30% a complementary color and 10% an accent color," says interior designer Amber Guyton. In practice, this may seem like a formula that applies only to the living room, but in fact it has value for the whole house. The color of the walls, of the furniture, the paintings, the color of the doors and windows, even the smallest details like pillows or carpets are very important.

How to apply the "60-30-10" rule in your home

The breakdown of this rule depends on the space you will furnish. The elements that make up 60% of the space in the house are the walls, a large sofa and a rug. In the kitchen, 60% can be applied to the sideboard, 30% to the shade of the side pieces and 10% to the kitchen appliances and appliances.

The goal is to create a space where you feel good and every detail conveys a sense of joy in your home. Play by the rules, but also by the furnishing trends and your wishes to create a super peaceful and comfortable space where you interact every day.

Suggested articles:

 

Source: Real Simple