Health

Çfarë është 'çrregullimi emocional i verës' dhe si ta trajtoni

Çfarë është 'çrregullimi emocional i

Keni dëgjuar ndonjëherë për mërzitjen e verës? Nuk e kemi fjalën për “Summertime Sadness” nga Lana Del Rey, por një çrregullim që ka lidhje me shëndetin mendor dhe që mund të ndikohet negativisht nga ndryshimet sezonale.

Ky fenomen shpesh quhet 'depresion sezonal' ose 'çrregullim emocional sezonal' dhe përkon me një lloj trishtimi, i shkaktuar nga ndryshimet e stinëve, por nuk lidhet domosdoshmërisht me dimrin, të ftohtin dhe ditët e shkurtra që shkaktojnë lodhje dhe mungesë motivimi. 

10-15% e njerëzve me çrregullim emocional sezonal përjetojnë simptoma gjatë verës, sipas mjekut psikiatër Norman Rosenthal, i cili ishte i pari që shpiku këtë term në “Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor” në vitin 1984.

Cilat janë simptomat e këtij çrregullimi?

Megjithëse çrregullimi emocional sezonal karakterizohet nga depresioni pavarësisht nga stina, simptomat që njerëzit përjetojnë në dimër dhe verë mund të ndryshojnë në mënyrë drastike. Llojet e çrregullimit emocional janë në dimër manifestohen në trajtën e një depresioni "me mendim dhe lëvizje të ngadalta" dhe konsumin e ëmbëlsirave. Nga ana tjetër, ky çrregullim në verë çon në humbje të oreksit dhe pagjumësi.

Çfarë e shkakton depresionin në verë?

Ka disa shkaktarë të mundshëm, nga ndryshimi i temperaturave deri te ndryshimet në rutinën tuaj.

-Nxehtësia dhe drita: Mjeku Rosenthal thotë se nxehtësia dhe drita mund të jenë dy faktorë kryesorë kur bëhet fjalë për depresionin sezonal të verës. Provat tregojnë se trupat e disa njerëzve nuk reagojnë shumë mirë ndaj temperaturave të larta dhe dritës, duke krijuar një çekuilibër fiziologjik që mund të dëmtojë shëndetin e tyre mendor.

-Faktorët shoqërorë: Rrobat e banjës apo udhëtimet gjatë verës mund të çojnë në krijimin e një imazhi negativ për trupin, ndërsa aspekti financiar mund të kthehet shpesh në trishtim gjatë këtij sezoni.

-Ndryshimet e rutinës: Ka shumë persona që shkojnë në punë, ndërsa të tjerët shkojnë në plazhe e pishina. Kjo i bën ata që të ndihet pa motivim dhe të pakënaqur me veten, ndërkohë që u duket sikur pjesa tjetër e botës shijon stinën.

-Ndjenjat e izolimit: Në verë, njerëzit mendojnë për pushimet dhe argëtimin, por për personat që nuk e arrijnë dot këtë standard, kjo çon në një ndjesi izolimi dhe trishtimi gjatë muajve të nxehtë të këtij sezoni.

Si ta trajtoni?

Mjeku Rosenthal sugjeron idenë e të gjetur kohë për veten, për pak pushim dhe qetësi gjatë verës.

Ai vuri re se disa nga pacientët e tij ndiheshin më mirë pasi kishin notuar në det apo pishina, duke qëndruar brenda me ajër të kondicionuar ose duke mbajtur syze dielli. Pra, sa më pak ekspozim në diell dhe dritë. Gjithashtu, mund të vini trupin në lëvizje duke ndjekur një kurs kërcimi apo noti, duke parë një film të lezetshëm etj.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

What is summer mood disorder and how to treat it

Çfarë është 'çrregullimi emocional i

Ever heard of summer boredom? We are not talking about "Summertime Sadness" and Lana Del Rey's song, but a disorder related to mental health that can be negatively affected by seasonal changes.

This phenomenon is often called seasonal depression or seasonal affective disorder, or in more professional terms simply SAD. A type of depression caused by the change of seasons, but not necessarily with winter, cold and short days causing fatigue and lack of motivation. 10-15% of people with SAD experience symptoms during the summer, according to psychiatrist Norman Rosenthal, who first coined the term at the National Institute of Mental Health in 1984 in the US.

What are the symptoms of this disorder?

Although SAD is characterized by depression regardless of the season, the symptoms people experience in winter and summer can vary drastically. Winter types of SAD are a type of depression with "slow thought and movement" and candy consumption. On the other hand, this disorder in summer leads to loss of appetite and insomnia.

What causes summer depression?

There are several possible triggers, from changing temperatures to changes in your routine.

-Heat and light: Dr. Rosenthal says heat and light can be two major factors when it comes to summertime depression. Evidence shows that some people's bodies react poorly to high temperatures and light, creating a physiological imbalance that can harm their mental health.

-Social factors: Swimwear or summer travel can lead to the creation of a negative body image, while the financial aspect can often turn into sadness during this season.

-Routine changes: There are many people who go to work, while others go to beaches and swimming pools. This makes them feel unmotivated and a failure, while the rest of the world enjoys life.

-Feelings of isolation: In the summer, people think about vacations and fun, but for people who cannot reach this standard, it leads to a feeling of isolation and sadness during the hot months of this season.

How to handle it?

Dr. Rosenthal suggests the idea of ​​finding time for yourself, for some rest and relaxation during the summer. He noticed that some of his patients felt better after swimming in the sea or pool, staying inside with air conditioning or wearing sunglasses. So, as little exposure to the sun and strong light as possible. At the same time, you can get your body moving by taking a dance or swimming course, watching a cool movie, etc.

Suggested articles: