Lëkura

Sipas Anne Hathaway, ju duhet vetëm një karficë flokësh për buzë më të fryra

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2024

Sipas Anne Hathaway, ju duhet vetëm një karficë flokësh
FOTO: WWD/Getty Images

Që kur iu bashkua platformës së TikTok muajin e kaluar, aktorja Anne Hathaway ka postuar vetëm tre video, por këshilla e fundit që lidhet me buzët me siguri që do t’ju pëlqejë të gjitha gocave.

Siç duket edhe nga video, teksa aktorja qendron e ulur në karrigen e parukierit Adir Abergel, duke u bërë gati për një fushatë publicitare, Anne thotë se buza e saj e sipërme duket pak si e “vyshkur” dhe pa jetë.

Ajo i kërkon thjesht një karficë të zezë flokësh parukierit të saj, të cilën e hap në formë U-je dhe me të nis që të godasë shumë lehtë buzën e sipërme.

Aktorja thotë se ky veprim nxit qarkullin e gjakut në buzë dhe jep menjëherë një efekt të lehtë fryrjeje. Hathaway, ka një këshillë për gocat që do e provojnë këtë taktikë:

“Thjesht, mos e godisni fort buzën me karficë, sepse mund të dalë gjak.”

Nëse keni ndërmend ta provoni, ja ku e keni videon:

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Vogue