Angelina Jolie u shfaq në tapetin e kuq të “Tony Awards 2024”, në shoqërinë e së bijës dhe e veshur me një fustan elegant nga Versace dhe zbuloi se ka shtuar një tatuazh të ri.
Njerëzit u interesuan për kuptimin e tatuazhit të ri, një dallëndyshe e vogël e pozicionuar në mënyrë perfekte në qendër të kraharorit.
Kaq mjaftoi që të njerëzit të dilnin me teoritë e tyre për kuptimin e këtij tatuazhi dhe sipas tyre, legjendat thonë se tatuazhet në formë dallëndysheje lidhen me historinë e shtatë marinarëve që gjendeshin në një anije të quajtur “Swallow” dhe secili prej tyre bëri një dallëndyshe në kraharor, në formë rebelimi. Dallëndyshet ishin zogjtë e parë që shihnin marinarët kur i afroheshin tokës dhe ata merrnin kështu sinjalin e parë për kthimin në shtëpi.
Cili është kuptimi i tatuazhit të ri si dallëndyshe të Angelina Jolie?
Aktorja ende nuk e ka zbuluar ende kuptimin e tatuazhit të ri, por njerëzit në X thonë se ky tatuazh përputhet me atë të së bijës 18-vjeçares, Shiloh.
Një teori tjetër është edhe ideja e ndjesisë së kthimit në shtëpi, pra një jetë e aktores pranë fëmijëve të saj, diçka që ajo nuk ka frikë ta shpreh, përmes një tatuazhi të ri në trup.
Nëse edhe ju keni një ide të ngjashme me Jolie për një tatuazh që lidhet me zogjtë, ja disa sugjerime:
#1
#2
#3
#4
#5
Artikuj të sugjeruar:
- Brad Pitt është gati për fëmijë me të dashurën pavarësisht problemeve ligjore me Angelina Jolie
- Thuhet Brad Pitt është trishtuar nga vendimi i vajzës për të hequr mbiemrin e tij
- Deklarata shokuese: Angelina Jolie nuk donte që fëmijët të takonin Brad Pitt?
- Angelina Jolie u sigurua që të linte gjurmë me daljen e radhës
Burimi: People