Showbiz

Kush e shpërndau videon me përmbajtje dhune mes princ Lekës dhe Elia Zaharisë?

Kush e shpërndau videon me përmbajtje dhune mes princ Lekës dhe

Janë mbyllur hetimet për çështjen e publikimit të videos në të cilën Elia Zaharia, në gjendje të rënduar, i bërtiste princit Leka dhe ky i fundit e filmonte atë. Princi akuzoi policinë se e kishte bërë videon publike dhe më pas, ajo kishte qarkulluar nëpër internet.

Megjithatë, pas hetimeve të kryera nga prokuroria, ka rezultuar se videoja është shpërndarë pasi princi Leka ia ka dërguar atë të dashurës së tij, Blerta Celibashit. Më pas, ajo ka shkuar në një kancelari për ta kaluar materialin në USB. Organet kompetente i kërkuan Lekës dhe Blertës telefonat, por ata nuk ia kanë dorëzuar, ndërsa punonjësja e kancelarisë i ka mohuar akuzat për shpërndarjen e videos.

Rikujtojmë se ish-çifti mbretëror u divorcua zyrtarisht dhe tanimë kanë arritur dakordësinë, e cila është e vendimit të formës së prerë. Përfitimet pas zgjidhjes së martesës janë ndarë në mënyrë të atillë:

- Elia Zaharia dhe e bija, Geraldina, do të jetojnë në një apartament prej 257 m2 në Tiranë, për aq kohë sa Elia nuk martohet sërish

- Elia përfiton disa ambiente nga pallati që po ndërtohet pas ish-hotel “Dajtit”

- Elia, momentalisht, së bashku me të bijën, do të jetojnë në pallatin mbretëror

- Leka mund ta takojë vajzën 2 orë në ditë

- Pagesa për nevojat e përditshme të vajzës do të jetë 1000 euro në muaj. Leka do të ketë akses për çdo lëvizje që do të kryhet me paratë e së bijës

- Të dy prindërit do të kontribuojnë në rritjen, mirëqenien, arsimimin, administrimin e pasurisë dhe përfaqësimin ligjor të së bijës.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!