Metropolitan

Trajneri Sylvinho flet pas humbjes kundër Italisë: “U përballëm kundër një ekipi të madh”

Trajneri Sylvinho flet pas humbjes kundër Italisë: “U

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, ka folur për Sky Sport, pas humbjes kundrejt Italisë, me rezultatin 2-1. Trajneri brazilian tregoi se çfarë nuk shkoi, duke i dhënë edhe meritat një ekipi të madh si Italia.

“Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re. Nuk i bëm dëm Italisë. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho”, tha ai, referuar dy prej futbollistëve më të mirë të mbrëmjes së djeshme në ekipin italian.

Sylvinho përmendi rastin ku për pak Shqipëria barazoi, duke shtuar se ndeshja nuk ishte e lehtë. “Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh. Menduam të qëndronim gjithmonë në ndeshje deri në fund, por ishte shumë e vështirë t’ia hiqnim qarkullimin e topit Italisë”, tha ai.

Sylvinho ishte i vetëdijshëm që në 20-25 minutat e para performanca nuk ishte më e mira dhe se sfida ishte shumë e vështirë. Por, ai tha se atmosfera ishte fantastike dhe se futbollistët luftuan deri në fund për një barazim.

“Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian”, përfundoi ai.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Coach Sylvinho speaks after the defeat against Italy: "We faced a great team"

Trajneri Sylvinho flet pas humbjes kundër Italisë: “U

The coach of the Albanian national team, Sylvio Mendes Campos Júnior, spoke to Sky Sport, after the defeat against Italy, with the result 2-1. The Brazilian coach showed what went wrong, also giving credit to a great team like Italy.

"We were a bit nervous about the debut. It was not easy, as it is only the second European for us and we are a new team. We did no harm to Italy. It was difficult to keep under control midfielders like Barella and Jorginho", he said, referring to two of the best footballers of yesterday evening in the Italian team.

Sylvinho mentioned the case where Albania almost equalized, adding that the match was not easy. "Anyway, we stayed in the game and risked drawing at the end against Manaj. It was not an easy match, we were up against a great team. We always thought to stay in the game until the end, but it was very difficult to take the ball away from Italy", he said.

Sylvinho was aware that in the first 20-25 minutes the performance was not the best and that the challenge was very difficult. But, he said that the atmosphere was fantastic and that the footballers fought until the end for a draw.

"We must not forget that we have made a fantastic journey, with many sacrifices, to be in this European. Of course we work 12 hours a day for the team and we are here to win the matches, but of course I told the footballers to enjoy this chance to play in the European to the maximum", he concluded.

Suggested articles: