
Në një intervistë të fundit për Vanity Fair, Kate Winslet u kthye pas në kohë duke rikujtuar xhirimet e një prej skenave ikonike me aktorin Leonardo DiCaprio dhe disa prej tyre si shumë të sikletshme. Për puthjen e famshme, aktorja thotë se nuk ishte aspak romantike dhe ka një arsye për këtë.
"Ne nisëm ta provonim puthjen, por unë kisha një grim shumë të zbehtë. Dhe sa herë përfundoja skenën, më dukej sikur konsumoja një çokollatë me karamel sepse grimi i Leonardos ngjitej tek unë. Pra, dukej sikur gjatë gjithë skena e xhirimit të puthjes lidhej me riaplikimin e grimit. Nëse keni qenë të vëmendshëm në disa foto, unë nën fustan kam fshehur furçet e make up-it që t’i kisha sa më afër,” thotë Winslet.

Aktorja e “The Reader” theksoi se xhirimi i skenës së famshme të puthjes ishte më shumë se një “makth” dhe “rrëmujë e vërtetë”. Për aktoren britanike nuk ishte çudi asokohe që çdo vajzë e re në botë dëshironte një puthje nga DiCaprio, por asgjë nuk ishte siç mendohej apo dukej në film.
“Në fund të skenave dukesha çuditshëm me fytyrën me grim të çrregullt,” vijon ajo.
Aktorja foli edhe për problemet e përshtatjes së veshjeve në trup. Winslet kujtoi edhe incidentet e shumta me goditjen e gjurit në pjesë të ndryshme të anijes dhe lëndimet që kishte pësuar gjatë xhirimit të filmit, por gjithçka duhej realizuar sipas idesë së regjisorit të famshëm Cameron dhe për këtë nuk kishte kompromis.
“Leo nuk ndalonte së qeshuri. Na u desh ta xhironim katër herë një skenë në anije për shkak të dritës…Regjisori James Cameron donte që drita të ishte specifike dhe gjithçka do bëhej sipas idesë së tij,” përfundon ajo.
Artikuj të sugjeruar:
- Kate Winslet thotë se fama që mori nga filmi “Titanic” ishte e tmerrshme
- Për Kate Winslet, kjo është mosha kur është ndjerë më 'seksi dhe e fuqishme'
- Historia interesante e 'Titanic': Si DiCaprio për pak humbi rolin se i dukej vetja i rëndësishëm
- Truku që Kate Winslet përdor për kremin pudër mund të funksionojë edhe për ju
- Kate Winslet ka një reagim ndryshe nga gjithë të gjallët e tjerë për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
- 'Askush s'e di që është vajza ime': Kate Winslet flet për vajzën 20-vjeçare, gjithashtu aktore
Burimi: Marie Claire