Rusia përhap pretendime të rreme për djegien e Kuranit për të dëmtuar anëtarësimin në NATO, thotë Suedia
Autoritetet suedeze kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndikojë në mënyrën se si shihen djegiet e Kuranit në mbarë botën përmes fushatave keqinformuese të shkruara në arabisht. Besohet se është pjesë e një përpjekjeje për të prishur procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, i cili ende pret miratimin nga Turqia dhe Hungaria.
Ministria e Mbrojtjes e Suedisë tha se mediat ruse të kontrolluara nga shteti RT dhe Sputnik kishin botuar një seri artikujsh në arabisht, duke pretenduar se qeveria suedeze mbështeti djegien e Kuranit. Që nga fundi i qershorit, autoritetet kanë regjistruar rreth një milion postime të ngjashme në arabisht dhe gjuhë të tjera.
Kryeministri i Japonisë dënon “kërcënimin bërthamor të Rusisë” në 78-vjetorin e Hiroshimës
Kryeministri i Japonisë ka goditur kërcënimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore ndërsa vendi shënoi 78-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës.
Rreth 140,000 njerëz vdiqën në Hiroshima më 6 gusht 1945 dhe 74,000 në Nagasaki tre ditë më vonë, kur Shtetet e Bashkuara hodhën bomba atomike në dy qytetet japoneze disa ditë para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
"Japonia, si i vetmi komb që ka pësuar bombardime atomike në luftë, do të vazhdojë përpjekjet drejt një bote pa armë bërthamore," tha Fumio Kishida në një ceremoni në Hiroshima të dielën.
“Rruga drejt saj po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të thellimit të ndarjeve në komunitetin ndërkombëtar mbi çarmatimin bërthamor dhe kërcënimin bërthamor të Rusisë.”
Aleati i Rusisë Kim Jong-un kërkon më shumë prodhim të armëve nga Koreja e Veriut
Kim Jong-un vizitoi disa fabrika kryesore të armëve të Koresë së Veriut këtë javë, duke përfshirë objektet që prodhojnë motorë për raketat strategjike të lundrimit dhe bëri thirrje për rritjen e prodhimit të armëve, ka raportuar media shtetërore.
Inspektimi tre-ditor i fabrikave vjen më pak se dy javë pasi diktatori mori pjesë në një paradë të madhe ushtarake me zyrtarë rusë dhe kinezë, duke ekspozuar armët më të reja të Koresë së Veriut, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale dhe dronët spiun.
Gjatë vizitës në fabrika, Kim bëri thirrje për "rritje të vazhdueshme të performancës dhe besueshmërisë së armëve" dhe "zgjerim të shpejtë të kapacitetit të prodhimit,” raportoi KCNA.
Kinë: Më shumë se një milion të zhvendosur dhe dhjetëra të vdekur si pasojë e shiut
Më shumë se një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e si pasojë e një stuhie në provincën verilindore Hebei të Kinës, sipas mediave shtetërore, pasi zyrtarët paralajmëruan se mund të duhet një muaj që ujërat të tërhiqen në disa zona.
Tajfuni Doksuri goditi provincën Fujian të Kinës juglindore më 28 korrik përpara se të dobësohej dhe të drejtohej drejt veriut.
Shirat që pasuan shkaktuan përmbytje në Hebei, një provincë prej 75 milionë banorësh dhe qytetet fqinje, Pekinin dhe Tianjin. Përmbytjet në ato rajone bllokuan banorët, bllokuan ura dhe autostrada, duke vrarë rreth 30 njerëz në total, sipas autoriteteve kineze.