Metropolitan

Celine Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i valiumit: “Mund të ishte fatale”

Celine Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i
PHOTO: DENISE TRUSCELLO


Celine Dion tregoi për People rrugëtimin e saj me ‘sindromën e personit të ngurtë’, nga e cila vuan prej 17 vjetësh. Celine tregoi se simptomat e sindromës nisën të manifestoheshin në mes të viteve 2000, duke përfshirë spazma në muskuj, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhimisht edhe në performancat e saj live dhe dhimbjet e vazhdueshme fizike.

Dion rrëfeu se kur ndjeu spazmën e parë, rreth 20 vjet më parë, ishte në një turne në Gjermani. “Kisha ngrënë mëngjes dhe papritur nisa të ndieja një spazmë. Ushtrimet për vokalin e përkeqësuan”, tha ajo në dokumentarin emocional “I Am: Celine Dion”, i cili do të transmetohet më 25 qershor në Prime Video.

Këngëtarja e njohur tha gjithashtu se kishte përdorur një sërë ilaçesh dhe kishte bërë takime të shumta, duke analizuar veshët, hundën dhe fytin, por pa sukses. Kur simptomat e saj u përkëqeësuan, ajo mori qetësues muskujsh si valiumi.

“Nisëm me 2 miligramë që të më ndihmonte, më pas me dozën 2.5, mandej me 3, 15 dhe 50”, tha Dion, duke shtuar se në një pikë, mori edhe 90 miligramë, që ta ndihmonin në performancën e saj.

“Mund të ishte fatale. Unë nuk vendosa në pikëpyetje nivelin e rrezikshmërisë sepse nuk e njihja ilaçin. Mendova se do të ishte në rregull. Funksionoi për ca ditë, për ca javë, por më pas, nuk funksionoi më. Nuk e kuptova se mund të shkoj në shtrat dhe të mos merrja më frymë. E më vonë, ti mëson, mëson nga gabimet e tua”.

Në gusht të vitit 2022, Dion nisi trajtimin e kombinuar, i cili përfshin ilaçe, terapi imuniteti, terapi për vokalin dhe rehabilitim fizik gjatë 5 ditëve të javës.

"Sindroma e personit të ngurtë" (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje auto-imune. Kjo sindromë i kthen njerëzit në "statuja njerëzore" dhe ndodh 1 në 1 milion raste, sepse bëhet fjalë për ngurtësim të muskujve. SPS karakterizohet nga ndjeshmëri e shtuar e muskujve dhe lëvizje e pakontrolluar e tyre pas çdo stimuli, qoftë kjo zhurmë, prekje, stres etj. Sëmundja mund të shkojë deri aty sa lëvizja apo e folura të bëhet e pamundur. 

Për diagnozën e Celine Dion nuk ka një kurë specifike, por vetëm trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Celine Dion reveals that her life was endangered by the use of Valium: "It could have been fatal"

Celine Dion tregon se i është rrezikuar jeta nga përdorimi i
PHOTO: DENISE TRUSCELLO


Celine Dion told People about her journey with 'stiff person syndrome', from which she has suffered for 17 years. Celine revealed that symptoms of the syndrome began to manifest in the mid-2000s, including muscle spasms, difficulty breathing, resulting in her live performances and constant physical pain.

Dion confessed that when he felt the first spasm, about 20 years ago, he was on tour in Germany. "I had breakfast and suddenly I started to feel a spasm. The vocal exercises made it worse," she said in the emotional documentary "I Am: Celine Dion," which will air June 25 on Prime Video.

The popular singer also said that she had used a number of medicines and made numerous appointments, analyzing her ears, nose and throat, but without success. When her symptoms worsened, she took muscle relaxants such as Valium.

"We started with 2 milligrams to help me, then 2.5, then 3, 15 and 50," Dion said, adding that at one point, she took 90 milligrams to help her performance.

"It could have been fatal. I did not question the level of danger because I was not familiar with the drug. I thought it would be okay. It worked for a few days, for a few weeks, but then it stopped working. I didn't realize that I can go to bed and stop breathing. And later, you learn, you learn from your mistakes".

In August 2022, Dion began the combination treatment, which includes medication, immune therapy, vocal therapy and physical rehabilitation 5 days a week.

"Stiff person syndrome" (SPS) is a rare neurological disorder with features of an autoimmune disease. This syndrome turns people into "human statues" and occurs in 1 in 1 million cases, because it is a matter of muscle stiffness. SPS is characterized by increased muscle sensitivity and uncontrolled movement after any stimulus, be it noise, touch, stress, etc. The disease can go so far that movement or speech becomes impossible. 

There is no specific cure for Celine Dion's diagnosis, but only treatments that can slow down the progression of the disease.

Suggested articles: