Njerëzit janë të shqetësuar për reperen Nikci Minaj, pasi ajo ka publikuar një video shqetësuese, ku shfaqet e përlotur dhe flet për sfidat si nënë. Në videon e publikuar në Instagram, Minaj kujtoi momentin kur u bë nëna e një djali, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
“Një ditë, ata më bërtisnin “shtyj” dhe “po ndien dhimbje”, tha reperja: “Më pas, del një djalë i bukur. Urime për çdo nënë. Po bëni një punë të mrekullueshme. Nëse nuk jua ka thënë njeri, po bëni një punë fantastike”, u shpreh Nicki.
Një ditë më parë, reperja publikoi në X një mesazh që u duk se ishte konfirmimi i divorcit me (ish)bashkëshortin, Kenneth Petty. “Po. Single…”, shkroi Nicki, megjithatë, mund t’i referohet edhe ndonjë kënge të re në muzikë.
Është e paqartë se me çfarë sfidash po përballet reperja, por njerëzit i dërguan shumë dashuri në mënyrë virtuale: “U zgjova dhe pashë postimin e Nicki-t. Më bëri për të qarë. Uroj të jetë mirë, i dërgoj dashuri, lutje dhe përqafime”, shkroi dikush; “Sinqerisht, shpresoj që ajo të jetë mirë”, u shpreh një tjetër person; “Hmm, ajo videoja e Nicki-t ishte shumë shqetësuese dhe uroj që të jetë e sigurt në çfarëdo situate që të ndodhet”, komentoi një tjetër përdorues i X.
Petty dhe Minaj u martuan në tetor të vitit 2019, pas disa vitesh lidhjeje. Ai njihet si një person me probleme me ligjin, pasi është i regjistruar në listën e njerëzve që kanë ngacmuar seksualisht/ tentuar të përdhunojnë/ përdhunuar të mitur. Petty është dënuar për tentativën për të përdhunuar një 16-vjeçare në prill të vitit 1995 dhe bëri 4 vite burg. Në shtator të 2023-shit, vuajti arrestin në shtëpi, pasi kërcënoi Offset, ish-bashkëshortin e Cardi B.
Artikuj të sugjeruar: