Instagramming

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky ndoshta ka qenë gabimi"

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2024

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky

Përplasjet mes Tayna-s dhe ish-menaxherit të saj në Instagram duket se nuk po ndalen. Rinor Hykolli ka bërë një reagim të gjatë në Instastory, pasi i bllokoi këngën e re Tayna-s, me të cilën ndau rrugët gjatë këtij viti, pasi kishin bashkëpunuar që prej 2016-ës. Ai rrëfeu se Tayna-n e konsideron një “artiste” dhe tregoi vizionin që kishte për të, si dhe përkushtimin e madh që ka treguar gjatë bashkëpunimit të tyre.

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky

“E dashur Artiste! Sepse e tillë je ti, Artiste! Kështu më je dukur që ditën e parë që të kam dëgjuar dhe kam besuar se mund të shkoje shumë lart, nëse do të kishe mbështetjen e duhur. Rastësia donte që të të shihja një ditë teksa ecje rrugëve të qytetit, në kushte që s’i takojnë një dive të ardhshme, apo në kushte që sot s’janë më në imagjinatën tënde…dhe ky ishte vizioni im për ty. Kjo ishte ajo që unë besova për ty dhe kjo ishte ajo për të cilën unë u investova, me mish e me shpirt, por edhe me gjithë kapitalin tim të mundshëm. Duke të të shndërruar ty në divën dhe sensacionin e radhës në një industri ku s’të hapet asnjë derë, asnjë telefon dhe asgjë s’të jepet pa para dhe ti e di këtë shumë më mirë se unë. Se ndryshe, mbase do kishe shkëlqyer shumë më herët në artin tënd".

Rinori shtoi:

"Por unë besova dhe sakrifikova, që ti të mos zvarriteshe kurrë si kërmilli në këtë industri dhe të mos i luteshe kurrë askujt, e të mos bëje kurrë kompromise për asgjë, të ishe e paprekshme, të ishe e madhe në sytë e të gjithëve. Dhe i bëra unë për ty të gjitha: “të voglin”, “të fortin”, “zvarritësin”, “të pamëshirshmin” e shumë role të tjera që hallet e tua të ishin të miat, që “armiqtë” e tu të ishin të mitë, që arti yt të mos cenohej nga asnjë shqetësim, që performancat e tua të ishin në lartësinë e një dive, që rrugëtimi yt të mos përlyhej, që familja jote dhe ti të flinit të qetë e unë kurrë të mos vija gjumë në sy”.

Më tej, vijoi:
 
“Po, sigurisht që unë e ti të kishim një shtëpi e jetë më të mirë! Ti, falë talentit tënd dhe unë, falë investimit që bëra me shumë mund. Prandaj, e dashur Artiste, këngën tënde s’e kam bllokuar unë, Rinor Hykolli, por e kanë bllokuar firmat dhe kontratat që ti ke bërë për të mbërritur këtu ku je sot, aq lart dhe e fortë sa mundesh të hedhësh baltë mbi punën që kam bërë, duke lënë pas dore veten dhe familjen time”.

Ai theksoi se megjithatë është krenar për vendimin e tij dhe se intuita s'i ka gabuar.

“Megjithatë, jam krenar që vërtet shoh që s’jam gabuar dhe ia kam dalë të bëj realitet vizionin tim. Prandaj, çështja jonë s’është më e jona, por e letrave tona të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe unë s’kam ç’të bëj më shumë mbi ato që vetë kemi dakordësuar t’i firmosim në ditë të mira apo nevoje”.

“Unë veç uroj të mirëmbash atë që me shumë mund arritëm të dy dhe inshallah të shoh lart e më lart. Secili në rrugën e vet, me ndihmën e Zotit, paçim akoma suksese më të mëdha”.

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky
 
Në një story tjetër, ai shkroi:

“Këngën do të ta liroj për të të treguar që jam burrë, veç e dëshmova anën tjetër, që unë jam në rrugë të drejtë”, duke shtuar se ai është korrekt ndaj ligjit dhe drejtësisë.

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky

Tayna, ka reaguar menjëherë me një përgjigje në Instagram, ku shprehet:

"Artisti s'ekziston pa talentin. Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashurisë kam ardhur e me shumë mund jam rritur. Zoti më dhuroi talentin për t’i treguar botës se kush jam e i jam falenderuese deri në përjetësi. E kam vlerësuar punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, gjithmonë, aq sa kam besuar tek ta e symbyllur kam ecur me ta. Ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë (…), atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua “mosmirënjohëse”. Të tjerat, ia lë drejtësisë. Kanë dosje të madhe për të analizuar dhe studiuar. Si biznesmen që je, burrë e fabrikë Artistësh, paç fat!”.

Tayna dhe ish-menaxheri vijojnë përplasjet: "Kam besuar dhe ky

Përplasja vjen pasi Tayna e akuzoi se ai i kishte bllokuar këngën e re “Vetëdija”.

“Unë, për mua jam e Para! Për vite kam punuar shumë në çdo disponim të mundshëm, në çdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore, pa u dorëzuar kurrë e ndërkohë, këto vite, të tjerët i kanë shijuar lehtë rezultatet e suksesive të mua, të cilat i bënë ata me ‘shtëpi’. Por shtëpia ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi për ta”, shkroi Tayna në Instagram dje, pas bllokimit të këngës.

Mandej, tha:

“Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka. Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: “Nuk bëhet dot njeriu i madh, as me para, as me famë, as me ligësi!” Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ia ndjeve aromën. Ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham, ashtu si një kërmill pas shiu. Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e madhe…”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)