Lifestyle

TikTok-u thotë se kjo këngë e Billie Eilish të motivon të thyesh rekordet e tua në vrap

TikTok-u thotë se kjo këngë e Billie Eilish të motivon
YouTube

Për ty që ende nuk e di se ç’bëhet vërdallë, Billie Eilish ka publikuar albumin e ri “Hit Me Hard and Soft” dhe këngët e saj janë bërë virale në TikTok. Mes njerëzve që e pëlqejnë muzikën e saj apo e përdorin si sound, janë edhe ata që vrapojnë çdo ditë

Nëse edhe ti je një prej personave që bën vrap për dhjetëra avantazhet që ky aktivitet ka, TikTok-u të thotë të dëgjosh këngën “Chihiro” dhe do të ndjesh një tjetër eksperiencë, thuajse të pazakontë dhe surreale, madje se i ka ndihmuar edhe të vrapojnë më shumë, pasi s'e ndiejnë kohën. Kështu thotë TikTok-u të paktën (unë s’e di se nuk vrapoj).

Në rrjetin social qarkullojnë me mijëra video që i bashkohen një përjetimi të tillë.

@iamanasbruh couldn’t hold my laugh at the end but this my song frfr @BILLIE EILISH #fyp #chihiro #fyp?? #vira ? CHIHIRO - BILLIE SUPREMACY

Disa thonë se u pastron mendjen nga mendimet negative; ca të tjerë se është një këngë që të shkëput nga realiteti; disa të tjerë se harrojnë gjithçka dhe përqendrohen te vrapi.

“Chihiro” është një këngë e frymëzuar nga anime “Spirited Away” nga Hayao Miyazaki. Personazhi kryesor, Chihiro përjeton humbjen, sakrificën, dashurinë e vërtetë, besnikërinë dhe qindra emocione, në një botë ku njerëzit kthehen në kafshë dhe gjallesa të tjera, sipas veseve që kanë në tokë (të sugjeroj shumë ta shohësh).

Billie ka thënë se ky është një film shumë i dashur për të. “Vizualet e filmit janë ndër më të mirët që janë bërë ndonjëherë dhe ajo që bën Studio Ghilbi (studioja e Hayao Miyazaki) është e pabesueshme. Thjesht pashë filmin dhe Finneas (i vëllai i Billie) bëri beat-in. E dua atë film. E kam parë shumë herë ”, u shpreh artistja për Rolling Stone.
 
Billie ka qenë vetë regjisorja e videoklipit, në të cilin ajo zbulon korridore me dyer të mbylluara. si përfundim, ajo gjen një tjetër person (Nat Wolf) dhe raporti i tyre është herë agresiv, herë i ndjeshëm dhe ndonjëherë edhe i paqartë, duke qenë se djali mund të zhduket.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨