Vetebesimi

Nëse ke qenë fëmijë introvert, me shumë gjasa, tani që je rritur ke këto sjellje

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2024

Nëse ke qenë fëmijë introvert, me shumë gjasa, tani
FOTO: iStock

Njerëzit introvertë priren të jenë tipa më të mbyllur, që fokusohen te mendimet dhe ndjenjat e tyre të brendshme, pa pasur nevojë për stimuj të jashtëm. Kjo nuk do të thotë se ata nuk i pëlqejnë njerëzit, por ndërveprimi social u merr shumë energji. Psikologia klinike Shira Schuster thotë se disa persona që kanë qenë introvertë në fëmijëri, mund të 'trashëgojnë' disa tipare edhe kur rriten. 

#1 Mendimtarë

Introvertët priren të mendojnë thellë rreth çështjeve përpara se të flasin ose të veprojnë. Kjo mund të çojë në vendime të plota dhe të mirëmenduara në të ardhmen.

#2 Kanë tendencën të zgjedhin aktivitete që bëhen vetëm, jo në grup

Shumë introvertë priren të ndihen rehat në vetmi dhe mund të preferojnë që më mirë të bëjnë punë vetëm, sesa në grup. Kjo ndodh edhe në moshën e shkollës, adoleshencë dhe në punë.

#3 Priren të jenë empatikë

Këta persona zhvillojnë nivel të lartë ndjeshmërie, pasi janë dëgjues shumë të mirë dhe kanë emocione për ngjarje apo nevojë të të tjerëve.

#4 Kanë vëmendje të theksuar ndaj çdo gjëje

Introvertët priren të jenë të vëmendshëm dhe të mendojnë përpara se të flasin ose veprojnë, gjë që i bën ata të mos veprojnë në mënyrë impulsive ose të pakujdesshme.

#5 Janë kreativë

Ekspertët thonë se për shkak të dëshirës së tyre për të kaluar kohë vetëm, shumë introvertë ushqejnë imagjinatën krijuese, duke çuar në zgjidhjen inovative të problemeve të ndryshme.

#6 Kanë vetëndërgjegjësim

Introvertët shpesh kanë të theksuar pjesën e vetëdijes, duke kuptuar kësisoj më mirë pikat e forta dhe të dobëta të tyre.

#7 Zvogëlojnë nevojën për mbështetje dhe vëmendje nga të tjerët

Nëse jeni rritur për të qenë një introvert, ka shumë mundësi që të mos e kërkoni mbështetjen nga të tjerët.

#8 Priren të kenë përqendrim dhe fokus

Këta persona shkëlqejnë në pjesën e fokusit dhe kanë më pak shanse që të shpërqendrohen në mjedise të mëdha dhe me shumë njerëz.

#9 Aftësi të forta komunikimi

Pavarësisht seç mendohet, introvertët e kanë aftësi shumë të mira komunikimin si kur janë të vegjël, edhe kur rriten.

#10 Krijojnë grupe të vogla miqësie

Introvertët duan të kenë një numër të vogël miqsh me të cilët janë shumë të afërt, në krahasim me ekstrovertët, pasi ata duan biseda të vërteta me njerëz që vërtet i duan dhe i vlerësojnë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Parade