Celebrity

Jennifer Lopez reagon tërthorazi për zërat për divorc: "Ka shumë negativitet në botë"

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2024

Jennifer Lopez reagon tërthorazi për zërat për divorc:
FOTO: ANGELA WEISS/Getty Images

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre martesore, por ky fakt nuk e ka penguar këngëtaren që të adresojë thashethemet në lidhje me këtë çështje dhe gjithë "negativitetin" për të dhe marrëdhënien e saj.

Në faqen zyrtare në internet, “On theJLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës për Jennifer, atë si aktore në filmin “Atlas”.

“Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve!”

Artistja vazhdoi duke shprehur vlerësimin e saj, njëherësh edhe për të adresuar thashethemet për ndarjen nga Ben, se:

“Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë," vazhdoi ajo. "Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve."

Jennifer Lopez reagon tërthorazi për zërat për divorc:
FOTO: GETTY

Në kulmin e lajmeve që po qarkullojnë për një divorc të mundshëm mes saj dhe aktorit Affleck, këngëtarja e “Waiting For Tonight" ka bërë gjithçka që të fokusohet te puna këtë periudhë. Sipas burimeve të fundit për “People”, Jennifer dhe Ben po jetojnë ende të ndarë, ajo në rezidencën në Beverly Hills dhe Affleck në një shtëpi me qira aty pranë.

Jennifer anuloi edhe turneun e saj muzikor duke iu drejtuar fansave me një mesazh virtual.

Kujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm nisën kur Jennifer u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Instyle