Celebrity

Thuhet se familja po e nxit Kylie-n të ndahet nga Timothée Chalamet, por pse?

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2024

Thuhet se familja po e nxit Kylie-n të ndahet nga Timothée Chalamet,
FOTO: Gotham//Getty Images

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë ende bashkë (për të gjithë ju që akoma pyesni), por me sa duket kjo gjendje nuk ka miratimin e familjes së famshme Kardashian. Të paktën, sipas një burimi për “Daily Mail” që thotë se Kylie po përpiqet ta mbrojë këtë romancë me çdo kusht.

"Kylie po përpiqet të ruajë marrëdhënien e saj me Timothée, por familjarët e saj mendojnë se aktori thjesht nuk është shumë i përfshirë dhe i përkushtuar në raportin e tyre.”

Por, sipas të njëjtit burim thuhet se Kylie është çmendurisht e dashuruar me Timothée-n dhe ajo ka dhënë shumë në këtë marrëdhënie. Ajo doli publikisht me romancën e re sepse ishte e sigurt se do të zgjaste. Por, anëtarët e familjes dhe miqtë e Kylie-t mendojnë se ai nuk e ka atë prioritet dhe motrat e saj po i kërkojnë që ta mbyllë këtë kapitull.

Kujtojmë që pak ditë më parë, në “Entertainment Tonight” u përfol fakti se Kylie dhe Timothée janë ende me njëri-tjetrin dhe shumë të lumtur, pavarësisht faktit se nuk po shfaqen shpesh në publik. Ata nuk kanë nevojë të përpiqen që gjërat të funksionojnë pasi ata e shohin marrëdhënien e tyre afatgjatë së bashku.

Sa i përket distancimit të Kylie-t dhe Timothée nga daljet publike, arsyet e mundshme sipas burimeve janë dy:

-Dëshira për ta ruajtur raportin sa më privat dhe larg syve të medias

-Përqendrimi i aktorit në promovimin e filmit “Dune: Part 2”.  

Karriera e tij po njeh shumë arritje, ndaj dhe fokusi parësor është në zhvillimin e talentit si aktor dhe marrjen e roleve të reja. Nga ana tjetër, Kylie do ta mbrojë me çdo çmim këtë lidhje ndaj të dy me dakordësi kanë vendosur që të jenë sa më larg vëmendjes së njerëzve dhe medias, kryesisht.

Artikuj të sugjeruar: