Muzika

Alban Skënderaj flet për koncertin “Motiv”: “Do të ketë më shumë energji”

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2024

Alban Skënderaj flet për koncertin “Motiv”: “Do

Alban Skënderaj do të rikthehet me një koncert madhështor në “Air Albania”, më 6 qershor dhe ka zbuluar detajet e këtij eventi në një konferencë për shtyp. Albani u shpreh se nuk do të jetë një koncert tipik që të bën të meditosh, por do të ketë më shumë energji dhe gjallëri.

Alban Skënderaj flet për koncertin “Motiv”: “Do

“Ishte momenti për të kurorëzuar diçka të madhe. Thelbi është muzika, përmasat janë gjigante. Koncerti do jetë shumë i bukur dhe energjik, nuk do jetë ai koncerti meditativ dhe do ketë më shumë energji. Gjithsesi janë edhe momentet kyçe ku unë rrëfehem”, u shpreh këngëtari përballë gazetarëve.

Në këtë koncert do të ngjitet në skenë edhe Miriam Cani, së bashku me 2 artistë të tjerë, për të dhuruar performanca.

“Moti” shënjon 20 vitet e karrierës së Albanit, i cili përmes hiteve të shumta ia ka dalë të qëndrojë për 2 dekada në vëmendjen e publikut.

Alban Skënderaj flet për koncertin “Motiv”: “Do

Ai ka bërë reflektime mbi karrierën, dashurinë dhe frymëzimin në “INSPIREpodCLASS” me Alketa Vejsiun, ku foli edhe për mundësinë e krijimit të një albumi me Miriamin, por ashtu siç do ajo.

“Jam shumë me fat, sepse Miriami është shumë mbështetëse. Për momentin, ajo është më e emocionuar për koncertin sesa unë. Unë duhet ta qetësoj atë, kur në fakt nuk ka shumë sens, sepse unë duhet të qetësoj edhe veten. Ajo i përjeton shumë (për mirë) gjërat që bëj”, u shpreh Albani.

Siç e thamë edhe më sipër, koncerti do të zhvillohet më 6 qershor (nesër) dhe për ty që jeton rrezikshëm dhe s’ke blerë biletat, kliko në këtë link për të marrë biletën tënde.