Ky muaj do të jetë mjaft produktiv për shenjën tënde. Marsi do të jetë në Dash për disa dië, duke të të vendosur ty në qendër të gjithçkaje që po ndodh përreth. Marsi hyri për herë të parë në Dash më 30 prill dhe tani, ke kohë deri në javën e parë të qershorit për ta shfrytëzuar fuqinë e këtij planeti, pasi Marsi do të të ndihmojë të kesh sukses.
2 qershori ishte një datë mjaft e veçantë, pasi Jupiteri bashkëpunoi me Plutonin, në një ngjarje të rrallë që ka sjellë lajme të dobishme financiare për investime të ndryshme. Është e këshillueshme që të bashkëpunosh me një këshilltar financiar për të marrë një mendim më profesional.
Gjithashtu, në këtë javë të parë të qershorit, Hëna e re e 6 qershorit do të ndriçojë shtëpinë e tretë të komunikimit, për të të ofruar marrëveshje kontraktuale. Ti mund të nisësh dhe të përfshihesh në një projekt që përfshin shkrimin, redaktimin, marrëdhënien me publikun, rrjetet sociale, fushën e marketingut, teknologjisë etj. Një detyrë e re, emocionuese do të paraqitet në jetën tënde, pasi Jupiteri hyri në këtë zonë të grafikut tënd më 25 maj. Do të kesh përpara një muaj dhe një vit të lavdishëm.
Hëna e re e 6 qershorit mbërrin në shenjën tënde, duke aktivizuar Diellin, Mërkurin, Afërditën dhe Jupiterin, kështu që bashkë me Hënën e re, 5 trupa qiellorë do të jenë në sektorin tënd të komunikimit. Kjo do ta bëjë qershorin një muaj të shpejtë, duke marrë parasysh se sa energjik është shenja e Binjakëve. Planetet në shtëpinë e tretë të sugjerojnë të bësh një udhëtim gjatë këtij muaji, pasi ke nevojë të llastosh veten dhe të pushosh pak. Në fakt, mund të bësh rrugëtime të shkurtra, pranë qyteteve që ke afër. Do të të pëlqejë ky ndikim i ri i Binjakëve, që si një shenjë Ajri, do t’i fryjë më shumë zjarrit të një Dashi.
Nga ana tjetër, Saturni do të të bëjë presion mbi Hënën e re dhe Diellin, ndaj me shumë gjasa, do të të duhet të punosh më shumë. Neptuni, pranë Saturnit, do të të mundësojë të kuptosh më mirë klientët dhe pritshmëritë e tyre. Për fat të mirë, planetet te Binjakët, do të të lejojnë të bësh më shumë biseda dhe të dalësh nga zona jote e rehatisë. Duke qenë se Binjakët janë një shenjë që ndryshon shpesh, do të thotë se ndryshime të rëndësishme do të ndodhin në shenjën tënde.
Nëse këtë muaj s’ke blerë ndonjë veshje të re, është çasti të freskosh gardërobën dhe të vishesh sipas stilit tënd. Sigurisht, kjo mund të ndikojë në llogarinë tënde bankare. Ke më shumë mundësi për të rritur të ardhurat e tua, sidomos pas datës 7, kështu që gjithçka që do të ‘humbësh’, do të mund t’i rikthesh në llogarinë tënde.
Ndërsa Hëna e plotë e 21 qershorit mund të sjellë një moment historik në karrierën tënde. Do të marrësh më shumë lavdërime dhe mundësi të reja. Marsi do të jetë në një pozicion ideal për të të mbështetur, sidomos në aspektin e të ardhurave financiare. Kjo Hënë e plotë mund të shënojë një promovim ose një punë të re.
Nëse je i/e vetëpunësuar, do të dëshmosh ardhjen e një klienti prestigjoz.
Neptuni do të ketë një ndikim të madh në shenjën tënde, pasi do të të bëjë më kreativ/e, krijues/e dhe do të arrish të shprehësh idetë e tua gjeniale, por gjithashtu do të biesh pre e mendimeve të padëshiruara. Sa i përket romancës, këtë muaj nuk është në qendër të vëmendjes, por në gjysmën e parë të muajit, do të përjetosh shkëndija të zjarrta.
Hëna e re do të të ndihmojë të zhbllokosh mundësitë e reja financiare. Kjo ngjarje e re fantastike e 6 qershorit do të të japë shanse mjaft bujare dhe do të shpërblehesh për gjithë mundin që ke dhënë këto kohë. Këtë Hënë te re te Binjakët, do të përjetosh shumë të mira, pasi katër planete do të të befasojnë. Dielli, Mërkuri, Afërdita dhe Jupiteri do të të bëjnë të nënshkruash një kontratë të re, fitimprurëse.
Për të fuqizuar edhe më shumë ngjitjen tënde drejt një statusi më të lartë në komunitetin ose industrinë ku punon, Marsi, planeti i orientuar drejt veprimit, i cili ka qenë krah teje duke të të ndihmuar që të bëhesh gati për kapitullin e ardhshëm. Marsi do të zhvendoset te Demi më 8 qershor, që ti të kesh më shumë kontroll mbi gjërat dhe ngjarjet që po ndodhin. Merr frenat e jetës tënde dhe vazhdo të ecësh para me shpejtësi. Përdor 6 javët në të cilat Marsi do të jetë në avantazhin tënd të plotë. Do të jesh bindës/e, energjik/e dhe do të tregosh guxim, çka do të sjellë më shumë admirim nga njerëzit që të rrethojnë.
Hëna e re ka disa aspekte të bukura dhe fitimprurëse, por do të të kërkojë që të punosh shumë, falë presionit që do t’i bëjë Saturni. Gjithsesi, ti do të bashkëpunosh me universin dhe do të jesh i/e gatshëm/me që të tregosh se sa shumë e do një rezultat të mirë dhe produktiv. Nëse i përgjigjesh orientimeve të Saturnit, do të bësh një përparim të madh.
Përqëndrohu më shumë te qëllimet e tua financiare, pasi nëse e bën këtë, do të fitosh edhe më shumë. Do të shkosh drejt një niveli të ri deri më 25 qershor, por papritur do të hasesh me një rënie të madhe. Tani ke më shumë shanse që ta ngresh karrierën tënde, të paguhesh mirë dhe më pas, të përgatitesh për ‘krizën’ që do të të pushtojë. Ki parasysh që është një fazë kalimtare dhe sa më shumë fara të mbjellësh, aq më shumë fryte do të marrësh në vijim.
Nëse je gati të nënshkruash një kontratë, bëje këtë në datën 4 qershor, kur Mërkuri të afrohet me Jupiterin. Kjo është një datë e përsosur. Nëse nuk mund ta realizosh gjatë kësaj date, do të ishte perfekt 26 qershori, kur Mërkuri merr një rreze miqësore nga Saturni, planeti i qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Sigurohu që kushtet të të pëlqejnë.
Këtë muaj, pas gjithë punëve dhe çështjeve financiare, do të marrësh një pushim. Hëna e plotë e datës 21 qershor do të bashkëveprojë bukur me shenjën tënde, për të të mundësuar një udhëtim të paharrueshëm.
Nëse je beqar/e dhe ke gjetur një interes të ri romantik, kemi një datë speciale për të kaluar një mbrëmje mbresëlënëse. 28 qershori, kur Afërdita të shkojë te Gaforrja dhe Marsi te Demi, do të mund të krijohet një mundësi për një takim sa romantik, aq edhe të suksesshëm.
Më 29 qershor, Mërkuri dhe Urani do të jenë në një sinkron të shkëlqyer, ndaj me shumë gjasa, një befasi shumë e këndshme do të të ngrohë zemrën!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.