Celebrity

Ç’po ndodh me lidhjen e Kylie dhe Timothée?

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2024

Ç’po ndodh me lidhjen e Kylie dhe Timothée?
FOTO: GETTY IMAGES

Duket se marrëdhënia e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po shkon shumë mirë, pavarësisht se ata si çift nuk janë parë bashkë në publik prej shumë kohësh.

Një burim i tha People se çifti është më i fortë se një vit më parë kur filloi romanca e tyre dhe gjithçka u bë publike, madje dyshja e famshme vazhdon ta mbajë gjallë lidhjen me takime dhe darka në restorante me miq të përbashkët.

Sipas revistës, Jenner dhe Chalamet frektuentuan para pak ditësh një nga restorantet më të famshme në New York, madje janë parë shumë të afërt.

Nuk ka asnjë foto nga darka, por kjo nuk është për t'u habitur, pasi Jenner dhe Chalamet kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg syve të medias prej shumë kohësh, duke e mbajtur lidhjen e tyre shumë të izoluar nga ndikimet e jashtme.

Hera e fundit që ylli i "The Kardashians" dhe aktori i “Dune” u panë së bashku ishte në çmimet Golden Globes të këtij viti, ku ata u bënë viralë për momentet e tyre intime gjatë mbrëmjes pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Mungesa e daljeve të tyre në publik që nga çmimet Globes bëri që njerëzit të spekulonin se të dy kishin marrë drejtime të ndryshime në jetë dhe se historia e dashurisë kishte përfunduar.

“Karriera e aktorit është gjithmonë në ngritje dhe fakti që është në një romancë me Kylie-n bën që Timothée t’i mbajë larg vëmendjes këto dy gjëra, pra dashurinë dhe aktrimin,” u shpreh një burim i afërt me aktorin për Daily Mail.

Artkuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle