Lifestyle

Disa këshilla për ty që do të jetosh vetëm për herë të parë

Disa këshilla për ty që do të jetosh vetëm për
FOTO: FG TRADE/GETTY IMAGES

Nëse më në fund keni marrë vendimin e rëndësishëm të jetoni vetëm, ka disa këshilla që duhet t'i ndiqni. Kjo përvojë duket kaq emocionuese, por ka edhe pakëz doza nervozizmi brenda, sidomos kur nuk e keni përjetuar më parë si eksperiencë dhe jeni pa përvojë.

Disa sugjerime janë:

#1 Bëni një buxhet

Edhe nëse jeni mësuar të menaxhoni financat tuaja, kostot mund të grumbullohen kur jetoni vetëm. Krijoni një buxhet realist për të gjitha shpenzimet tuaja që mund të përfshijë edhe blerjen e mobilieve të përdorura apo marrjen e pasword-it të Netflix-it nga vëllai apo motra juaj. Një kosto më pak apo jo?

#2 Krijoni një listë me numrat më të rëndësishëm

Në vend që të kërkoni gjithë kohës në google, krijoni në telefon një listë me numrat më të rëndësishëm për ju, që mund të jetë pronari i shtëpisë, një numër spitali, farmaci që keni aty afër etj.  

#3 Jini të sjellshëm me fqinjët tuaj

Ruajtja e një ekuilibri në raportin me fqinjët ju ndihmon kur mund të jeni larg shtëpisë dhe fqinji/a mund t’ju ujisë lulet apo t’ju ndihmojë me hapjen e derës kur mbeteni jashtë.

#4 Zbukuroni ambientin me gjëra që ju bëjnë të lumtur

Mund të jetë një foto familjare, një objekt nga shtëpia e prindërve apo një pikturë si dhuratë nga i/e dashura...Thjesht, kujdesuni që të krijoni një ambient të qetë dhe të lumtur me gjëra që ju japin ndjesinë e kujtimeve të lezetshme.

#5 Mbani gjërat pastër

Një hapësirë ​​e pastër është një hapësirë ​​e lumtur, ndaj rezistojini tundimit për t’i lënë enët pa larë deri nesër apo pa sistemuar rrobat. Para se të shkoni në shtrat çdo natë, pesë minuta një kalim i shpejtë sistemi në shtëpi nuk është asnjëherë tepër.

#6 Qëndroni të sigurt

Të jetosh vetëm është e mrekullueshme. Por nëse nuk e keni bërë kurrë më parë, për të shuar çdo frikë, vendosni pajisje sigurie, kyçni derën etj.

#7 Furnizoni shtëpinë me elementet e ndihmës së shpejtë

Një kuti me ilaçe, me dezinfektues për plagët apo termometër janë vetëm disa nga gjërat që ju duhen sa herë jetoni vetëm.

#8 Praktikoni artin e gatimit për një person

Çelësi është të planifikoni që nga blerja e produkteve te mënyra e të gatuarit në sasi të vogël dhe vetëm për një person, në mënyrë që asnjë gramë ushqim të mos përfundojë në kosh.

#9 Takoni miqtë dhe njerëzit e familjes

Fakti që jetoni vetëm, nuk do të thotë të harroni njerëzit e tjerë nga familja te shoqëria. Programoni ditë të caktuara gjatë javës apo në fundjavë, një drekë jashtë qytetit, një kafe në një ambient të ri dhe do e shihni që do ndiheni shumë mirë me veten.

#10 Shijojeni të jetuarit vetëm

Pavarësisht sa zgjat, ju mund të mos keni më shans të jetoni vetëm, pasi mund të martoheni, të krijoni familje ose të riktheheni te prindërit për shkak të vështirësive. Ndaj, për aq sa zgjat thjesht shijojeni si përvojë!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pure Wow

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Some tips for you who will live alone for the first time

Disa këshilla për ty që do të jetosh vetëm për
PHOTO: FG TRADE/GETTY IMAGES

Whether you're fed up with your mom and her constant demands for cleanliness and order, you're tired of the toxic friends you share the rent with, you've finally made the important decision: live alone!

This experience seems so exciting, but there is also a little dose of nervousness inside, especially when you have not experienced it before and you are inexperienced. How to manage monthly money, pay electricity and water bills, prepare recipes for one person, etc.

If you follow some of the following tips, you will surely have an easier time on this journey:

#1 Make a budget

Even if you're used to managing your finances, the costs can add up when you live alone. Create a realistic budget for all your expenses, which could include buying used furniture or getting your sibling's Netflix password. A cost less or not?

#2 Create a list of the most important numbers

Instead of searching all the time on google, create a list on your phone with the most important numbers for you, which could be the owner of the house, a number of a hospital, the pharmacy you have nearby, etc.  

#3 Be kind to your neighbors

It's not about sleeping over at your new neighbors' house or making unwanted friendships with their kids, but keeping a balance in this relationship helps when you might be away from home and your neighbor might be watering you down. flowers or help you open the door when you stay out.

#4 Decorate the environment with things that make you happy

It can be a family photo, an object from your parents' house or a painting as a gift from your girlfriend... Just make sure you create a calm and happy environment with things that give you the feeling of sweet memories.

#5 Keep things clean

A clean space is a happy space, so resist the temptation to leave the dishes unwashed until tomorrow or organize the laundry you just picked up. Before you go to bed each night, a quick five minute home system scan is never too much.

#6 Be confident

Living alone is wonderful. But if you've never done it before, to quell any fear, install security devices from cameras, armored door, personal key and no copy etc.

#7 Supply the house with first aid items

A medicine box, wound disinfectant or thermometer are just some of the things you need whenever you live alone.

#8 Master the art of cooking for one person

The key is to plan everything from buying produce to how to cook in small quantities for just one person, so that not a gram of food ends up in the bin.

#9 Meet friends and family

The fact that you live alone does not mean you forget other people from family to society. Schedule certain days during the week or on the weekend, a lunch outside the city, a coffee in a new environment and you will see that you will feel very good about yourself.

#10 Enjoy living alone

No matter how long it lasts, you may no longer have the chance to live alone, as you may get married, start a family, or move back in with your parents due to hardship. So, while it lasts just enjoy it as an experience!

Suggested Articles: 

 

Source: Pure Wow