Muzika

Surprizë! Capital T dhe kombëtarja prezantojnë këngën për Euro 2024

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2024

Surprizë! Capital T dhe kombëtarja prezantojnë këngën

Një këngë e re, e cila përfaqëson identitetin tonë kombëtar, do të mund t’i shoqërojë djemtë e Kombëtares në rrugëtimin e tyre në Euro 2024. “Albania” do të këndohet nga djemtë dhe tifozët në stadiumet e Gjermanisë, gjatë ndjeshjeve që i presin.

Përmes një postimi në Instagram nga llogaria e kombëtares shqiptare, shkruhet se krenaria kombëtare vjen tanimë me nota muzikore.

“Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore! FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet "Albania" dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T”.

Më tej, në postim shkruhet:

“Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment, përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian "Gjermani 2024".  Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.  Le të festojmë së bashku këtë moment historik dhe të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”.

Surprizë! Capital T dhe kombëtarja prezantojnë këngën

Rikujtojmë se ndeshja e parë e Shqipërisë është përballë Italisë, më 15 qershor, në orën 21:00, në “BVB Stadion Dortmund”. Një ditë më parë (dt. 14 qershor), Elvana Gjata do të zhvillojë një koncert madhështor në “Lanxess Arena”, Këln, biletat e të cilit i gjeni këtu.