Borziloku i freskët kulmon zakonisht nga periudha e qershorit deri në shtator, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shtoni më shumë doza aromatike të borzilokut në recetat tuaja të përditshme.
Sigurisht, ka një mori gatimesh apo pijesh ku borziloku i freskët funksionon në mënyrë perfekte, nga pjatat e pastave te picat e bëra në shtëpi, salca pesto etj. Nëse keni nevojë për pak frymëzim për recetat e radhës në kuzhinën tuaj, ku mund të shtoni borzilok të freskët, ja disa ide të thjeshta për ju:
#1 Sallatë me tortelini dhe borzilok
Përbërësit:
1 ½ filxhan me gjethe borziloku të freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
1 tufë asparag të freskët
80 gramë tortelini
1 lugë çaji me lëkurë limoni
¾ filxhan me qepë të kuqe të prerë hollë
½ lugë çaji piper i zi i bluar
Përgatitja:
Në një tenxhere të vogël shtoni pak ujë dhe vendoseni të ziejë. Mbushni edhe një tas të madh me ujë me akull. Shtoni një filxhan gjethe borziloku në ujë që po zien për 30 sekonda. Kullojeni dhe zhyteni në ujin me akull dhe lëreni për një minutë. Hidheni në blender dhe shtoni aty kripën, pjesën tjetër të borzilokut, lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.
Gatuani në një tjetër tigan asparagun për 2-3 minuta sa të zbutet, ndërsa shtoni aty edhe qepët e kuqe të prera hollë. Zieni në një tenxhere tortelinit, kullojini dhe më pas nisni servirjen në një pjatë me të gjithë përbërësit e mësipërm. Shtoni lëngun e limonit, piperin e zi të bluar dhe disa gjethe të mbetura të borzilokut.
#2 Sallatë kapreze me djathë dhe borzilok
Përbërësit:
300 gramë makarona orecchiette
1/4 filxhan gjalpë
1/4 filxhan miell
3 gota qumësht
300 gramë djathë i grirë
1 lugë gjelle borzilok i freskët
2 lugë mustardë
2 lugë gjelle kripë
2 domate të vogla, të prera në copa
1/2 filxhan me djathë mocarela
Përgatitja:
Si fillim, gatuani makaronat sipas udhëzimeve të paketimit. Kullojini dhe lërini mënjanë. Shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejini në tigan vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe përzieni masën derisa të trashet.
Lëreni të ftohet për tre minuta. Shtoni djathin, borzilokun e grirë, mustardën dhe kripën. Hidhini makaronat në një tavë, shtoni salcën e përgatitur shtoni fetat e domates dhe mocarelës. Lëreni për 8 minuta në furrë. Në fund, mos harroni borzilokun e freskët.
#3 Sallatë me perime dhe borzilok të freskët
Përbërësit:
1 avokado e vogël
6 lugë gjelle lëng limoni i freskët
1 filxhan gjethe borziloku të freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhra
1 lugë kripë
1/4 lugë piper i zi i bluar
Sallatë jeshile
1 patate e prerë në feta
1 lugë gjelle erëza
2 feta bukë e thekur
4 vezë të ziera
Kastravecë
Domate qershi
Përgatitja:
Në një tavë, shtoni patatet e prera në feta, bukën, erëzat, vajin e ullirit dhe piqini në furrë për 15 minuta. Në një tenxhere të vogël zieni vezët dhe në fund, në një tas të madh hidhni kastravecët, domatet, vezët, patatet, bukën e thekur dhe borzilokun e freskët. Shërbejeni me salcë mustardë.
#4 Pasta me kungull dhe borzilok
Përbërësit:
1 kungull i njomë, i prerë
1 filxhan gjethe borziloku të freskët
100 gramë djathë parmixhano, i grirë
¼ filxhan arra shqeme të kripura
¼ filxhan vaj ulliri
2 lugë lëng limoni të freskët
1 thelpi hudhër
1 ½ lugë çaji kripë
¼ filxhan djathë rikota (gjizë pa kripë)
Makarona spaghetti
Përgatitja:
Vendosni kungullin e njomë në një letër kuzhine dhe shtrydheni për të hequr ujin. Hidhni në një blender, borzilokun, djathin parmixhano, arrat, vajin, lëngun e limonit, hudhrën dhe kripën. Krijoni një salcë të freskët me të gjithë këta përbërës. Zieni në një tenxhere makaronat, kullojini dhe në fund shtoni salcën e pestos dhe kungujve. Hidhni sipër rikota, borzilok dhe pak vaj.
#5 Grurë farro & borzilok
Përbërësit:
1 filxhan me grurë farro
2 lugë gjelle uthull balsamike
1 lugë e vogël kripë
6 lugë gjelle vaj ulliri
4 kunguj të verdhë
1/2 filxhan bajame të prera
1/4 filxhan djathë parmixhano të grirë
1/4 filxhan gjethe borziloku
Përgatitja:
Gatuani grurin në ujë të kripur sipas udhëzimeve të paketimit. Kullojeni dhe kalojeni në një tas të madh.
Lëreni të ftohet për 10 minuta, duke e përzier herë pas here. Rrihni uthullën, kripën dhe vajin në një tjetër tas. Piqni në një skarë kungujt e prerë hollë dhe më pas nisni rregullimin e pjatës. Gruri, salca, djathi i grirë, borziloku i freskët dhe bajamet e mbetura.
#6 Tost me vezë dhe borzilok
Përbërësit:
6 vezë
¼ filxhan arra të copëtuara
1 thelpi hudhër
3 lugë vaj ulliri
2 lugë djathë parmixhano të grirë
½ lugë çaji kripë
¼ filxhan borzilok i grirë
1 ½ lugë çaji lëng limoni i freskët
? filxhan kos
3 gota rukola
4 feta bukë
Piper i zi
Përbërësit:
Si fillim, zieni vezët për gati 9 minuta. Në një tigan në temperaturë mesatare, shtoni arrat dhe përziejini për 2-3 minuta. Përzieni hudhrën me vajin e ullirit, djathin, kripën, lëngun e limonit dhe borzilokun në një tas. Nisni me përgatitjen e fetave të bukës së tostit, duke i kaluar më parë në furrë, më pas shtoni vezët, arrat, salcën e përgatitur, rukolën, borzilokun dhe në fund pak piper dhe djathë.
#7 Karkaleca & borzilok
Përbërësit:
3 lugë salcë soje
1 lugë gjelle sheqer kaf
¾ lugë çaji kripë
3 lugë vaj luledielli
2-3 speca djegës
3 qepë të prera hollë
1 lugë hudhër, e grirë imët
300 gramë karkaleca të pastruar
2 gota gjethe borziloku të freskët
Oriz i bardhë
Përgatitja:
Përzieni salcën e sojës, sheqerin dhe kripën në një tas të vogël dhe lërini mënjanë. Ngrohni vajin në një tigan të madh, shtoni specat djegës, qepët dhe hudhrat dhe më pas përziejini për disa minuta.
Shtoni karkalecat në tigan dhe gatuajeni, duke i përzier herë pas here. Shtoni përzierjen e salcës së sojës dhe lëreni tiganin mënjanë. Në një tenxhere zieni orizin e bardhë sipas udhëzimeve të paketimit dhe servireni në tavolinë, shtoni karkalecat me salcën të përgatitura më parë dhe borzilokun e freskët.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Real Simple