Metropolitan

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes
Getty

Harry Styles dhe Taylor Russell i kanë dhënë fund romancës së tyre, raporton People. Këngëtari 30-vjeçar dhe aktorja 29-vjeçare janë ndarë pas thuajse një viti bashkë, pavarësisht burimeve se gjërat mes tyre po shkonin shumë mirë dhe se lidhja ishte serioze.

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes
 
Burimi për People thotë se Styles është një person shumë privat dhe Russell gjithashtu, ndaj si marrëdhënia, ashtu dhe ndarja e tyre, ka kaluar pa u vënë shumë re. Romanca e dyshes nisi në vitin 2023, kur ata u panë për herë të parë bashkë.

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes

Vitin tjetër, Russell u pa në Vienë, në koncertin e Harry-t, duke kërcyer në sektorin VIP. Më pas, ata drekuan rreth qytetit dhe symprehtët e TikTok-ut e regjistruan momentin, duke e publikuar në rrjetin social.

Russell dhe Styles janë shfaqur bashkë në disa momente, por mesa duket, nuk ia kanë dalë të vijojnë lidhjen e tyre. Më parë, Styles ka qenë i lidhur me regjisoren Olivia Wilde, ndërsa Russell me ish-kolegun e saj, Lucas Hedges.

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Harry Styles and Taylor Russell end their relationship

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes
Getty

 
Harry Styles and Taylor Russell have ended their romance, People reports. The 30-year-old singer and the 29-year-old actress have separated after almost a year together, despite sources that things were going very well between them and that the relationship was serious.

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes
 
The source tells People that Styles is a very private person and so is Russell, so both their relationship and their breakup have gone largely unnoticed. The duo's romance began in 2023, when they were first seen together.

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes

The following year, Russell was seen in Vienna, at Harry's concert, dancing in the VIP section. Afterward, they lunched around town, and TikTok insiders captured the moment, posting it on the social network.

Russell and Styles have appeared together on several occasions, but apparently, they have not been able to continue their relationship. Previously, Styles was linked to director Olivia Wilde, while Russell to her former colleague, Lucas Hedges.