Showbiz dhe TV

Françeska shuan kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me fustanet yll ^^

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2024

Françeska shuan kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me
Që prej momentit që Françeska Murati u shfaq në prime-n e parë, sytë mbetën te veshja e saj e më pas, u fiksuam te kombinimet e shtrenjta dhe klas, zakonisht nga marka Zimmermann. Sigurisht, përpos faktit që janë fustane nam, edhe çmimi i tyre është pak i kripur. Kështu, u bë nëjfarë tradite që të qarkullonin në TikTok e Instagram çmimet e veshjeve të saj.

Gjithsesi, Françeska vendosi që të na shuajë kuriozitetin, pasi e ftuar në “Big Brother Radio” tregoi se disa prej fustaneve nuk ishin të saj, por ua kishte marrë shoqeve që kanë dyqane në Shqipëri, për t’i mbështetur ato.

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga gardëroba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe m’i kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse mos t’i mbështes shoqet e mia?”, tha Françeska, duke shtuar se gratë janë të forta në Shqipëri.

Ja pra, 1-4 fustane, Françeska ua paska marrë shoqeve (qan në cel se do shoqet e Françeskës).

Artikuj të sugjeruar: