Sex

Ç’do të thotë “seks i mjaftueshëm” në një lidhje të shëndetshme

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2024

Ç’do të thotë “seks i mjaftueshëm”

Ju mund të keni dëgjuar terapistë të ndryshëm çiftesh apo libra të dedikuar për raportet mes partnerëve se një herë në javë seks është ajo që duhet për ta mbajtur marrëdhënien të gjallë dhe të lumtur.

Por, a është vërtet ky numër një matës real për jetën seksuale?

Duket se nuk ka asnjë rregull të artë se sa shpesh ju dhe partneri/ja juaj duhet të keni një raport intim që të konsideroheni të shëndetshëm në çift. Ekspertët thonë se nuk duhet të fiksoheni te frekuenca, por ajo që ka rëndësi është që të ndiheni të përfshirë, të sigurt dhe rehat në çdo moment të aktit intim.

Tre shenjat dalluese janë këto:

#1 Mezi prisni të bëni seks

Me fjalë të tjera, ju nuk duhet të mërziteni, të ndiheni fajtor ose t'i qaseni me një qëndrim "le ta heqim qafe edhe këtë herë". Nëse ju jeni të kënaqur me mënyrën si shkojnë gjërat në dhomën e gjumit, ju prisni me padurim aspektin fizik, kontaktin intim, pavarësisht se sa shpesh ndodh.

#2 Ndiheni të kënaqur në çdo moment gjatë aktit

Cilësia është më e rëndësishme se sasia. Pra, në vend që të ndaleni në numrin e herëve që kaloni në shtrat me njeriun e zemrës, është më e dobishme të kuptoheni se si ndiheni teksa akti po ndodh. Por, nëse diçka nuk shkon, ju duhet të punoni së bashku për të hyrë në një tjetër kapitull të pëlqyeshëm për të dy palët.

#3 Jeni të qetë duke i thënë partnerit tuaj se çfarë doni (dhe nuk doni)

Ndoshta jeni kuriozë të eksperimentoni me lodrat e seksit për herë të parë. Ose pozicionet e përhershme po bëhen disi të mërzitshme, ndaj doni gjëra të reja që e bëjnë përvojën të paharrueshme. Një tregues i mirë i një jete seksuale të pëlqyeshme është fakti se ju ndjeheni mjaft të sigurt për të shprehur nevojat, dëshirat dhe shqetësimet në çift.

Artikuj të sugjeruar: