Fashion & Beauty

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e kaluar në Tiranë

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e 

Fundjavën e kaluar, e gjeta veten duke shkelur në një strehëz të qetë, në studion Core Pilates, për eventin "Relax with Lush, Sleep Tight & Raise Bright". Të them të drejtën, nuk ishte një event i thjeshtë, por një përvojë e kuruar bukur, e cila premtonte të ndërthurte artin e relaksimit me energjinë e produkteve natyrale të Lush.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e

Unë nuk kam qenë kurrë njeri i dhënë pas yoga-s apo meditimit. Madje, kisha paragjykuar këdo që i praktikonte. Por siç kanë thënë njerëz më të zgjuar se unë: kurrë mos thuaj kurrë! Atmosfera ishte aq e ngrohtë dhe tërheqëse, sa më befasoi që në nisje; dukej si një arratisje e përsosur nga jeta e përditshme.

Sapo hyra brenda, gjëja e parë që më goditi ishte përzierja dehëse e aromave që përhapeshin në ajër. Më dukej sikur më kishin transportuar në një kopsht të harlisur, me aromat e livandos, nerolit, eukaliptit, rozmarinës, kamomilit dhe ylang ylang. Këto nuk ishin thjesht disa aroma të zakonshme, por produktet e Lush, të njohur për përbërësit e tyre të freskët dhe organikë.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e

Filloi seanca e meditimit me aromaterapi. U vendosëm në dyshekë, mbyllëm sytë dhe lejuam udhëzimet e ekspertëve që të na çonin në një gjendje të thellë relaksi. Aromat “rrotulloheshin” rreth nesh. E imagjinoja veten të veshur me një kostum lino në një fushë me livando, dielli më ngrohte butësist lëkurën dhe era përhapte aromën e luleve. Aromat e Lush po nxisnin paqen e brendshme.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e
 
Pas meditimit, fokusi u zhvendos në mënyrën se si produktet e Lush përshtaten pa problem në rutinat tona të përditshme, duke rritur si relaksimin ashtu edhe vitalitetin. Mësova se këto aroma qetësuese ndihmojnë për një gjumë të qetë gjatë natës apo një ditë të mbushur me energji.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e
 
Pak më vonë, ne ndamë histori personale për kujdesin e lëkurës, shkëmbyem këshilla dhe sugjeruam disa produkte inovative të Lush (bath bombs duh!). Në fund, siç i ka hije një eventi të tillë, shijuam ujë detoks dhe ushqime vegane. E pritshme, duke njohur angazhimin e Lush për përbërësit e freskët dhe organikë dhe ndërgjegjësimin kundër testimit të produkteve të kafshët.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e 
Nëse ndonjëherë ju jepet mundësia të merrni pjesë në një ngjarje të tillë, jua rekomandoj shumë. E thënë nga një njeri paragjykues dikur ndaj yoga-s dhe meditimit, duhet ta merrni në konsideratë.

Brenda eventit aspak të zakonshëm që ndodhi fundjavën e

Sigurisht, për ta bërë përvojën edhe më të këndshme, patjetër që nuk duhet të harroni aromat e Lush. Ju siguroj që do të merrni frymë lirisht, do të zhyteni në një botë më të paqtë ku do të ndiheni të përkëdhelur deri në detaje.

 

REELS

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?