Fashion & Beauty

Si ndikon uji i kripur te rënia & dëmtimi i flokëve

Si ndikon uji i kripur te rënia & dëmtimi i flokëve
FOTO: GETTY IMAGES

Vera është pas derës dhe bashkë me të vjen ajo ndjesia e padurimit për pushimet në plazh, pasditet e gjata në bregdet, dielli, rëra etj. Shumë goca veprojnë me instinktin e parë për të mbrojtur lëkurën, me kremra SPF. Por, përtej lëkurës duhet të keni parasysh të kujdeseni edhe për flokët.

Përveç mbrojtjes nga rrezet ultraviolet për flokët, duhet të jeni të ndërgjegjshme që t’i përgatisni dhe t’i trajtoni flokët përpara notit dhe kontaktit me ujin e kripur. Në fund të fundit, ka një arsye pse kaq shumë njerëz në Google bëjnë kërkime për lidhjen me ujit të kripur dhe dëmtimit të flokëve nga kjo gjë.

A është uji i kripës i dëmshëm për flokët tuaj?

As sa frekuese mund të jetë ideja e një zhytjeje në det, mungesa e kujdesit për flokët mund të çojë në efekte të padëshirueshme.

"Uji i kripur mund të dehidratojë flokët dhe lëkurën e kokës, duke çuar në flokë të brishtë dhe të thatë," thotë parukieri Andrew Fitzsimons. "Kjo mund të sjellë probleme të mëtejshme si qime flokësh të dëmtuara, pasi uji i kripur i bën kutikulat e flokëve më të brishta dhe të ekspozuara ndaj dëmtimit."

Por kjo nuk është e gjitha. Uji i kripur ndikon edhe në ngjyrën e flokëve. “Të zhytësh flokët në ujë të kripur mund të dobësojë strukturën e flokëve dhe të heqë ngjyrën artificiale,” shton parukierja Davines Emily Claire. Madje, problemet shkojnë më tej në degradim të proceseve kimike si trajtimet ushqyese, serumet për skalpin dhe flokët, keratina etj.

Uji i kripur ka një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të kripës, e cila zhvesh flokët nga vajrat natyralë duke i lënë të thatë, të brishtë dhe të prirur për t'u dëmtuar. Gjithashtu, uji i kripur bën që gjëndrat e flokëve të fryhen duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj dëmtimeve, ekspozimit në diell dhe faktorëve mjedisorë.

Por, mos harroni edhe një detaj tjetër! Uji i kripur ndikon edhe në rënien e flokëve për shkak të këputjes më të lehtë të tyre, por jo rënien që nga rrënja. “Ky lloj uji shkakton një skalp të thatë dhe të irrituar, i cili nuk krijon një habitat pozitiv për rritjen e flokëve,” përfundon trikologia Angela Onuoha.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

How salt water affects hair loss and damage

Si ndikon uji i kripur te rënia & dëmtimi i flokëve

Summer is just around the corner and with it comes that feeling of impatience for beach vacations, long afternoons on the coast, sun, sand, etc. Many women act on their first instinct to protect their skin with SPF creams. But, beyond the skin, you should consider taking care of the hair as well.

In addition to protecting your hair from UV rays, you should be mindful of preparing and treating your hair before swimming and contact with salt water. After all, there's a reason so many people are doing Google searches on the link between salt water and hair damage from it.

Is salt water bad for your hair?

As scary as the idea of ​​a dip in the sea may be, the lack of hair care can lead to undesirable effects. "Salt water can dehydrate the hair and scalp, leading to brittle, dry hair," says hairdresser Andrew Fitzsimons. "This can lead to further problems such as damaged hair follicles, as salt water makes the hair cuticle more vulnerable and fragile to damage."

But that's not all. Salt water also affects hair color. "Soaking your hair in salt water can weaken the hair structure and remove the artificial color," adds Davines hairstylist Emily Claire. The problems even go further in the degradation of chemical processes such as nutritional treatments, serums for the scalp and hair, keratin, etc.

Salt water has an extremely high concentration of salt, which strips hair of its natural oils leaving it dry, brittle and prone to damage. Additionally, salt water causes hair follicles to swell making them more susceptible to damage, sun exposure and environmental factors.

But don't forget one more detail! Salt water also affects hair loss due to easier breakage, but not hair loss from the root. "This type of water causes a dry and irritated scalp, which does not create a positive microbiome for hair growth," concludes trichologist Angela Onuoha.