
Rituali fetar në Indi, të paktën 12 viktima

Dëshmitarët okularë dhe burime nga spitalet i kanë thënë BBC-së se të paktën 12 persona janë vrarë gjatë një festivali të madh fetar në veri të Indisë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për numrin e të plagosurve apo të vrarëve.
BBC përshkruan pamjet e siguruara nga vendngjarja në bregun e lumit, me rroba, këpucë, batanije dhe çanta shtrirë në tokë, ndërsa turmat po përpiqeshin të shpëtonin.
Zyrtarët kishin parashikuar që deri në 100 milionë njerëz do të merrnin pjesë në ditën e larjes në Kumbh Mela - një nga festivale më të mëdha fetare të botës. Por, pavarësisht se riti i njohur i larjes ishte pezulluar nga organizatorët dhjetëra mijëra njerëz ende po përpiqeshin të bënin ritualin e shenjtë.”
Donald Trump kërkon që punonjësit e administratës të dorëhiqen

Presidenti Donald Trump ka sugjeruar një “ofertë” për pothuajse të gjithë punonjësit federalë që nuk do duan të kthehen në zyrë, një lëvizje e madhe e projektuar për të zvogëluar qeverinë e SHBA-së.
Në një email dërguar miliona punonjësve të martën, administrata e tij u tha punonjësve se duhej të vendosnin deri më 6 shkurt nëse donin të ishin pjesë e një “programi të dorëheqjes”.
Nëse ata pranonin të largoheshin nga puna deri në atë datë, mesazhi thoshte se do të merrnin rreth tetë muaj paga si dëmshpërblim.
Administrata Trump pret që deri në 10% e punonjësve të pranojnë ofertën, ose rreth 200,000 nga më shumë se dy milionë punonjës që ka qeveria federale.
Kina “feston” suksesin e “DeepSeek”

Njerëzit në mbarë Kinën po lavdërojnë suksesin e startup-it të teknologjisë DeepSeek dhe themeluesin e tij, pasi modeli më i ri i inteligjencës artificiale shkaktoi “tronditje” në Silicon Valley dhe Wall Street.
“DeepSeek përmbys aksionet amerikane brenda natës,” ishte një hashtag me dhjetëra miliona shikime në platformën e mediave sociale kineze Weibo.
“DeepSeek bëri që Meta të panikoset,” thoshte një tjetër, duke iu referuar gjigantit të teknologjisë amerikane që ka investuar shumë në zhvillimin e modeleve të tij të AI.
Themeluesi i DeepSeek, Liang Wenfeng, u lavdërua gjithashtu si një vizionar i teknologjisë që mund të ndihmojë Kinën të sjellë një kulturë të inovacionit që mund të rivalizojë atë të Silicon Valley.
Trump fton kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, ka thënë zyra izraelite të martën.
“Netanyahu është lideri i parë i huaj që është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të Trumpit”, është thënë në deklaratë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar ftesën dhe ka thënë se takimi do të realizohet “në fillim të javës tjetër”.
“Detajet do të bëhen publike kur të finalizohen”, tha zyrtari.
Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut vjen pasi presidenti amerikan ka deklaruar se është përgjegjës për arritjen e armëpushimit mes të Izraelit dhe Hamasit në Gazë, pas disa muajve të negociatave të pasuksesshme.