News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Austri/ Vendi përgatitet për rrëshqitje dheu

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Meteorologët austriakë kanë bërë me dije se në ditët në vijim pritjen reshje të shumta shiu, si pasojë e të cilave do të ketë edhe rrëshqitje dheu. Insitituti Meteorologjik “Geosphere Austria” u shpreh se do të ketë nivele të rralla përmbytjesh, të cilat zakonisht ndodhin një herë në dekadë.

Menjëherë njerëzit morën masat, duke ngritur sisteme të lëvizshme anti-përmbytje, si dhe mbushën thasë me rërë. Ndërkohë, janë bërë paralajmërime se mund të ketë vonesa në aeroportin e Vienës, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Gjermani/ Parandalohet një sulm i mundshëm ndaj ushtarëve

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një shtetas sirian, i cili dyshohet si një person radikal islamik, është arrestuar nga forcat gjermane dhe dyshohet se planifikonte të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në një qytezë në Bavari. Sulmi i pretenduar do të ndodhte në Hof dhe siriani 27-vjeçar kishte marrë 2 hanxharë rreth 40 cm të gjatë.

Ai po planifikonte të vriste disa ushtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, të cilët do të drekonin në Hof. Ai donte të tërhiqte vëmendje dhe të shkaktonte kaos dhe pasiguri për komunitetin, u tha në deklaratë.

Turqi/ Ndihen lëkundje sizmike në lindje të vendit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur lindjen e Turqisë, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane. Tërmeti kishte një thellësi prej 9 km. Ai drodhi tokën pranë Erzincan-it, 38 km në veriperëndim të vendit.

Gjithashtu, dridhjet u ndjenë edhe 32 km në jug të Turqisë, në qytetin Kelk. Për momentin nuk ka raportime për dëmë apo të lënduar, megjithëse është shtuar frika nga tërmetet. Turqia është një vend i cili shpesh është goditur nga një fatkeqësi e tillë natyrore, ndaj qytetarët kanë dalë në rrugë, sapo e kanë ndjerë tërmetin.

Itali/ Babë e birë transportojnë 300 insekte endemike

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Babë e bir me origjinë italiane, janë gjobitur me 200,000 dollarë, pasi u përpoqën që të kontrabandonin qindra insekte endemike, përfshirë këtu edhe 92 lloje të ndryshme fluturash. Luigi Ferrari, 68 vjeç dhe Mattia, 28 vjeç, u arrestuan, pasi iu gjetën kavanoza të tërë me insekte.

Burrat kishin kapur insektet me tërheqës kafshësh dhe kishin menduar që të përdornin qese dylli, për t’i ruajtur ato kimikisht. Ata u dënuan për grumbullim, posedim dhe transport të paligjshëm të insekteve, duke u detyruar të paguajnë gjobën më të lartë për krimin e kafshëve të egra. Nëse gjoba nuk paguhet deri më 24 shtator, ata do të përballen me dënimin me burg.

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭