Lifestyle

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot *voice messages*?

Pse disa njerëz nuk i durojnë dot *voice messages*?

Njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që dërgojnë pafundësisht voice messages dhe ata që nuk i durojnë dot. Sigurisht, të dyja grupimet mund të ekzistojnë së bashku, pasi i pari dërgon voice dhe i dyti bën sikur i dëgjon ato (të gjithë e kemi bërë, mos u ndje në faj). Por, pse disa njerëz e kanë kaq bezdi dëgjimin e mesazheve zanore?

Ka disa arsye, rrofshi që pyetët!

E para, lidhet me mendimin se të dërgosh mesazhe është shuuuumëë më mirë. Ka njerëz introvertë, të cilët gjejnë mesazhet me shkrim si një mënyrë shumë të mirë komunikimi dhe mendojnë se gjithçka mund të thuhet përmes fjalëve.

E dyta, sepse në shumë raste, njerëzit mund të dërgojnë voice messages duke ecur dhe imagjino sa e bezdi krijon dëgjimi i frymëmarrjes së një personi që mund të jetë duke nxituar, ose ta rikthesh mesazhin mbrapsht për të dëgjuar një fjalë se ndoshta e ke humbur fillin.

Një tjetër arsye mund të jetë se përmes voice messages humbet e bukura e komunikimit me shkrim, i cili është një komunikim i heshtur dhe i këndshëm për ca njerëz, duke i lënë pas pasthirrmat, bisedat me zë të lartë, apo edhe telefonatat e panevojshme.

Por, të mos harrojmë edhe që personi që çon voice message mund të thotë gjëra që nuk duhet t’i dëgjojnë të tjerët, ndaj automatikisht, personit që i bie taksirati ta dëgjojë mesazhin, duhet të nxitojë për të marrë kufjet. Presioni shtohet kur është një thashethem ose një situatë urgjente.

Hmmm, por për ca njerëz, mund të duket edhe si një dëshirë e ethshme e njerëzve që dërgojnë voice messages, për të dëgjuar veten dhe zërin e tyre. Nejse, e gjithë ideja është që njerëzit nuk janë të njëjtë dhe ka ca që nuk duan fare ta shkarkojnë dhe dëgjojnë një voice messages. Ju që i dërgoni, ose përshtatuni me ta, ose jini okay me faktin që ato mesazhe humbin nëpër biseda dhe janë histori të çuara dëm.

 

REELS

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike