Akrepi
24 tetor deri në 22 nëntor
Si të njohim një person të shenjës së Akrepit
Enciklopedia e përshkruan akrepin si një insekt që lëviz vetëm natën, që sulmon dhe paralizon prenë e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si për t’u mbrojtur, ashtu edhe për të sulmuar. Pickimi i tij ndonjëherë mund të jetë fatal.
Njerëzit shpesh reagojnë dukshëm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: "Oh, ju jeni një Akrep?”- me një frikë të sinqertë ose me një frikë të përzier me nderim. Ndonjëherë nënqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar të Akrepave. Personave të shenjës së Akrepit, duhet t’i ketë ardhur në majë të hundës nga këto reagime ndaj shenjës së tyre, por kush mund t’i fajësojë njerëzitë Akrepat, ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, apo joë Gabim! Sepse kjo varet. Së pari, do të ishte më mirë të mësoni se ta njihni këtë shenjë.
Insekti Akrep pëlqen të lëvizë në fshehtësi. Falë natyrës së tij të mirë-kontrolluar, ai zakonisht e arrin këtë, por ai arrin të bëjë edhe disa lëvizje të shkurtra, të cilat ia bëjnë më të lehtë të lëvizë i pazbuluar natën apo ditën.
Së pari, shikoni sytë e një personi të shenjës së Akrepit. Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo të zinj, por këta sy kanë një intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe këputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshëm të Akrepit. Ju duhet ta shkëpusni shikimin, që të prishni “hipnozën” dhe të shikoni diku tjetër. Ai do t'ju ngulë sytë në çdo kohë. Ky është një tipar i pagabueshëm identifikues i personalitetit të njerëzve që udhëhiqen nga planeti i Plutonit. Sytë e Akrepit depërtojnë thellë tek ty, duke hyrë në shpirtin tënd në mënyrë të pamëshirshme.
Së dyti, dëgjojeni të flasë. Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lëmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda. Akrepi ka një ego totale. Ai e di çfarë është dhe çfarë nuk është dhe askush dhe asnjë gjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Fyerjet janë të papërfillshme për të dhe komplimentat nuk i bëjnë asnjë përshtypje. Ai ka nevojë për dikë që t’i tregojë veset dhe virtytet e tij. Në rastin më të mirë, ai me qetësi do të bierë dakord me gjykimin tuaj, në rastin më të keq, do të dyshojë në motivet e tua.
Herën tjetër kur të jeni me një grup kolegësh apo miqsh, hapni një bisedë rreth shenjave të astrologjisë. Përmendi faktin që, me pak praktikë, është e lehtë të dallosh shenjën e çdo personi. Kur dikush nga të pranishmit, ju vështron më një shikim hipnotizues dhe thotë me besim të madh:- ”Ti nuk mund ta dish se çfarë shenje jam unë!” - thuaji i bindur : - ”Ti je shenja e Akrepit”. Mund të jetë hera e parë që ai përplas qepallat, por vështimi i tij dobësohet vetëm për një çast, sepse ai do fitojë përsëri pamjen e ftohtë që mbante para se ti vinit në dukje gjetjen tuaj. Nëse ju qëllon ndonjëherë të takoni ndonjë Akrep, që shmang vështrimin ose ul sytë kur ndihet në siklet, duhet ta shënoni si një rast të rrallë, po aq të veçantë sa një specie në zhdukje. Ka disa njerëz të lindur në nëntor, me influenca të mëdha planetare, që rrotullohen rreth kësaj shenje. Por ju duhet të mësoni për Akrepin tipik.
Shumica e njerëzve të udhëhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishëm. Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjëherë në formën e sqepit. Zakonisht, ngjyra e fytyrës është mjaft e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janë të plota dhe zbresin deri te ura e hundës. Ka një vitalitet elektrizues në praninë e Akrepit që duket që së largu. Sado i qetë që mundohet të jetë ai, një forcë e tillë gjallëruese nuk mund të fshihet tërësisht. Shumica e Akrepave kanë flokë dhe sy të errët. Qetësia sipërfaqësore e karakterit të njerëzve që udhëhiqen nga planet i Plutonit është krijuar më kujdes, që të fshehë natyrën e brendshme që i vlon.
Një zotërim i tillë i personalitetit duhet të jetë diçka për t’u patur zili. Nuk ka rëndësi sa i trazuar emocionalisht mund të jetë; ju rrallë do të shihni një Akrep ta reflektojë këtë në fytyrën e tij të ngrirë. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe në fytyrë. Ata i urdhërojnë tiparet e tyre të mbeten të palëvizshme dhe ato binden. Të rralla do të jenë rastet kur mund të shihni një Akrep të skuqur nga turpi apo të vrenjtur nga mërzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por të vërteta. Trupi ndjek të njëjtat urdhëra si fytyra. Nuk ndodh shpesh që të bëj lëvizje të pakontrolluara apo sjellje nervoze.
Personi i shenjës së Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose të fryhet nga krenaria. Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojë natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.
është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrë të hapur dhe miqësore. Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit që ka bërë. Ai thjesht po luan duke bërë këtë bisedë të gëzueshme. Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janë zakonisht njerëzit e udhëhequr nga Plutoni. Ndoshta ai është edhe një shkallë më shumë i rrezikshëm, duke qenë se maskimi i tij është më i mirë dhe ai ju bën për budallenj më lehtë. Jini vigjilentë me të gjithë Akrepat. Nuk po them se ata janë të këqinj. Vetëm që ata nuk janë naivë ose të butë si natyrë.
Nëse jeni njeri i ndjeshëm, mos kërkoni nga një person Akrep këshilla apo opinione, sepse do të merrni të vertetën lakuriq, në mënyrë brutale. Ju e pyesni , ai përgjigjet. Akrepi nuk të bën komplimenta fallco, për të fituar pikë apo aleatë. Kur ai thotë diçka të mirë për ju, vlerësojeni dhe të jeni të sigurt që është diçka e sinqertë. Madje ai do të bëjë gjithçka që tju ndihmojë, nëse ia kërkoni këtë. Mos besoni gjithçka që thuhet për egoizmin e Akrepave. Por edhe ata që kanë qejfmbetje me personat Akrep, tregohen të kujdesshëm dhe nuk i sfidojnë hapur. Akrepi tërheq admirues besnikë dhe të përkushtuar ose armiq ziliqar dhe të ligj. Mos harroni se planeti i Plutonit udhëheq fuqinë bërthamore.
Edhe një burrë apo grua në nivel mesatar që udhëhiqet nga Plutori, mund të ballafaqohet trimërisht me dhimbjet fizike, varfërinë apo dështimet, me një krenari dhe besim të plotë në aftësinë e brendshme, për të kapërcyer çdo goditje që i jep jeta.
Akrepi është shumë besnik me miqtë. Disa prej tyre e tregojnë këtë besnikëri në kuptimin e vërtetë të fjalës, për miqtë, të afërmit apo të dashurit. Ushtari Akrepi hidhet menjëherë, instinktivisht, drejt plumbave, për të tërhequr shokun e tij nga fusha e betejës. Zjarrfikësi Akrep jep jetën e vet, për të shpëtuar fëmijën në ndërtesën që po digjet. Ndonjëherë duket sikur njerëzit e Plutonit, në mënyrë të pandërgjegjshme kërkojnë rrezikun, si një sfidë për fuqinë e tyre.
Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atë në mënyrë bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatë një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për të reaguar. Akrepi tipik do të rrijë zgjuar netëve derisa të gjejë mënyrën si të marrë hak. Ai mund të imitojë një akrep nate, i cili do të pickojë të tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurës vetëm për kënaqësinë e pastër të pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme të shqiponjës së tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinë e saj me drejtësi. Këta Akrepë kënaqen vetëm kur i bëjnë “armiqtë” të ndjejnë të njëjtën gjë që ndjenë edhe ata.
Panorama shëndetësore e Akrepave është tipike për natyrën e tij. Ai mund ta shkatërrojë trupin e tij me teprimet, punët e vështira apo melankolitë. Akrepat rrallë sëmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht është diçka serioze. Ata nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë vetëm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret. Fushat kryesore që sulmohen nga mikrobet dhe aksidentet janë organet riprodhuese, hunda, fyti, zemra, shtylla kurrizore, kurrizi, sistemi i qarkullimit të gjakut, këmbët dhe kyçet. Variçet dhe aksidentet në sport janë të zakonshme. Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv. Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre që kërkojnë profesione që mbartin rreziqe të këtyre llojeve.
Akrepi është thellësisht i interesuar për fenë, intensivisht kurioz për të gjitha fazat e jetës dhe vdekjes, i apasionuar pas çështjeve që lidhen me seksin dhe i tërhequr nga dëshira për reforma dhe ndryshime. Megjithatë, ai është gjithashtu i dedikuar në lidhjet e familjes dhe të dashurisë dhe në mbrojtje të fëmijëve dhe njerëzve më të dobët. Akrepi mund të jetë shenjtor apo mëkatar. Ai mund të eksperimentojë rreth mistereve më të errëta të Hadit, ose mund të jetë shumë i ashpër me blasfeminë dhe mëkatin.
Akrepi është shumë posesiv për atë që beson se i takon atij, përfshirë edhe suksesin, por ambicia e tij nuk eshtë asnjëherë e dukshme. Ai pret në heshtje mundësinë për të lëvizur përpara, duke e ditur se ai është i kualifikuar për pozicionin sipër tij, jo për atë që aktualisht është. Ai e merr kontrollin ngadalë, por me shumë siguri. Akrepi mund të bëjë pothuajse çdo gjë që ai dëshiron të bëjë. Nëse ai me të vërtetë e dëshiron atë, nuk do jetë më një ëndërr. Shumë prej njerëzve më të shquar në botë, në fushën e mjekësisë, janë të frymëzuar nga Plutoni për të shëruar si mendjen dhe trupin, për të diagnostikuar dhe trajtuar me njohuri të çuditshme dhe enigmatike.
Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe të vdekjes dhe me aftësinë për ti zotëruar të dyja. Misteret e lashta magjepsin mendjen e tij brilante. Nga ndjeshmëria e tij e fuqishme për natyrën e njeriut, dalin detektivë të shquar, kompozitorë të veprave të mëdha muzikore, vepra letërsie të thella dhe të përhershme, apo aktorë që performojnë me intensitet të pazakontë dramatik. Ndonjëherë ai jeton vetëm, pranë detit, i fortë dhe i qetë si dallgët. Ndonjëherë ai përballet me publikun, duke veshur maskën e qetësisë dhe kontrollit, për të fshehur dëshirën e tij të madhe për të fituar. Ai mund të jetë një politikan apo një yll televiziv, një sipërmarrës ose një barist, por do të jetë në krye të gjithë konkurrentëve. Dhe do ta arrijë këtë kaq lehtë, sa do të duket sikur ishte rastësi, sesa vullneti i tij i fortë.
Personalitete të famshme të shenjës së Akrepit:
Marie Antoinette, Richard Burton, Prince Charles, Indira Gandhi, Katharine Hepbum, Grace Kelly, Robert Kennedy, Vivien Leigh, Martin Luther, Pablo Picasso, Theodore Roosevelt,etj
Mashkulli Akrep
Nëse keni rënë në dashuri me një mashkull të shenjës së Akrepit dhe fjala “pasion” ju frikëson, atëherë vishni atletet dhe vraponi me shpejtësi, sikur King Kongu është duke ju ndjekur. Sepse mashkulli juaj Akrep është…King Kongu në këtë rast.
Nuk jam duke folur vetëm për pasionin romantik, edhe pse kjo mund të jetë në krye të listës. Gjithashtu po i referohem pasionit intensiv për politikën, punën, miqësinë, fenë, ushqimin, të afërmit, fëmijët, veshjen, jetën, vdekjen dhe të gjitha kategoritë e tjera që ju nuk ju shkojnë ndër mend. Një mashkull Akrep nuk është pikërisht ajo çfarë psiqika juaj ka nevojë, nëse jeni tip që ju mbysin emocionet e tepërta. Prandaj mos e kthe kokën mbrapa, por vetëm vrapo!
Nëse tashmë e keni takuar këtë përson të udhëhequr nga Planeti Pluton, do jeni duke menduar që unë nuk di se çfarë po flas. Ai është kaq i qetë dhe i qëndrueshëm. Si mundet dikush me të tillë vetë-kontroll, të jetë kaq pasionant, aq më tepër kaq i rrezikshëmë Me të vërtetë, SIë Brenda Akrepit, pasionet e tij janë aq të nxehta, sa dhe dora juaj që dogjët kur ishit 3 vjeç ndërsa kërkonit të merrnit gjëra që nuk i arrinit dot mbi sobë. Ky njeri mund të jetë i pakuptueshëm. Ai është duke shpërthyer brenda vetes së tij, ndërkohë që ka marrë pamjen e kontrolluar dhe mashtruese të qetë. Mos e prekni! Ju e dini shumë mirë se sa kohë ju është dashur për të shëruar plagën e djegies. E mbani mendë Por, pas kësaj përvoje, zemra juaj do të digjet për muaj, ndoshta vite dhe s’ka mjete të ndihmës së shpejtë që mund t’ju bëjnë gjë.
Nëse shenja juaj e astrologjisë ju ka dhënë një natyrë zjarrduruese, vazhdoni përpara dhe luani me eksplozivin. Ju mund të jeni në gjendje ti mbani flakët e zjarrit nën kontroll dhe ti jepni vetes një zjarr të fuqishëm për ta mbajtur zemrën tuaj të ngrohtë gjatë gjithë jetës. Ndoshta ju vetë jeni një person pasionant. Atëherë është thjesht një çështje e nivelit të nxehtësisë. Nëse pasioni juaj ka një termostat automatik, i cili mund të fiket në momentin që pasioni i Akrepit është në maksimum, atëherë jeni të sigurt. Më mirë të supozojmë se do jeni të sigurt!
Sa për ju gratë që e shihni veten të sigurt në një marrëdhënie dashurie nën drejtimin e Plutonit, le të shohim nëse mund të zbulojmë se çfarë fshihet pas atyre syve hipnotizues dhe depërtues të Akrepit. është e dukshme se ai ju ka bërë shumë përshtypje me natyrën e tij të rezervuar. Vetëm se pas pamjes së ftohtë në dukje, ndodhet një tenxhere e madhe me ujë të vluar që është duke zier vazhdimisht. Nëse je me fat, ai do ta mbajë kapakun e tenxheres të mbyllur fort gjatë gjithë jetës, por një lëndim i thellë mund ta hedhë në erë këtë enë me një shpërthim brilant. është disi interesante ta shohësh këtë, nëse nuk je në rrezen direkte të shpërthimit. Mënjanohu nëse mendon se po vjen. Më e rëndësishmja është mos të bësh asnjë gjë, që mund ta shkaktosh vetë këtë lëndim dhe shpërthim. Ai do t’ju trullosë me tiparet e tij të pasionit dhe arsyes, që ndodhen njëkohësisht te mashkulli Akrep. Ai është mjeshtër për të dyja: intelekti dhe emocionet e udhëheqin atë në mënyrë të barabartë. Akrepi është më shumë se inteligjent. Nëse ai është një specie e evoluar shumë, ai është gjithashtu thellësisht filozofik. I shqetësuar për misteret e ekzistencës, ai do të jëtë gjithnjë afër njohjes së përgjigjeve.
Ka disa Akrepa, të cilët mund të jetojnë një jetë spartane, në një dhomë të zhveshur, duke i mohuar vetes çdo lehtësi, për disa arsye të errëta, por natyra e vërtetë e shenjës është sensuale. Normalisht, Akrepi do ta rrethojë veten me luks. Ai do të priret drejt teprimeve në ushqim, substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe marrëdhënieve dashurore. Më së shumti do jëtë i dhënë pas çështjeve të dashurisë. Romanca kurrë nuk do ta frikësojë atë, ta lëndojë apo ta kapë në befasi.
Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund tju shkaktojë një plagë të përhershme. Kur Akrepi godet me bishtin e tij vdekjeprurës, pickimi i tij djeg shumë. Akrepi jo vetëm gëzohet pasi ka fituar, por ai do të fitojë me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.
Ashtu si me të gjitha emocionet e tjera të tij, zhgënjimin nuk e tregon asnjëherë dhe reagimet e tij janë të kontrolluara rreptësisht, duke përfshirë edhe qëllimet dashurore apo romantike. Nëse ka një arsye të mirë për të shmangur një marrëdhënie,ai do të ziejë së brendshmi, ndërsa së jashtmi do të reflektojë një qetësi dhe ftohtësi prej akulli.
Çdo Akrep është një ligj më vete dhe totalisht i shkujdesur për atë që të tjerët mendojnë për të. Ai do të donte të respektohej si një qytetar i mirë, me norma dhe rregulla, por në qoftë se kjo ndërhyn në ndonjë nga idetë apo qëllimet e tij, atëherë ai nuk do të kujdeset më për etikën dhe normat. Asnjë nga vendimet e tij të rëndësishme nuk influencohen nga mendimet e shokëve, të afërmve, fqinjëve apo armiqve të tij. Më vjen keq të ta them, por nuk ndikohen as nga ju. Mos vrapo akoma! Kjo vet- siguri dhe vet-kontroll kaq i hijshëm, mund të krijojë një frymë tërheqëse, një shpirt të lirë, i cili nuk është asnjëherë në ankth se çfarë mendojnë të tjerët. A janë ndershmëria, guximi dhe integritetit ujdi kaq e keqeë Ato mund ta kenë humbur pak shkëlqimin e tyre në tregun e sotëm, por fshije pluhurin që kanë mbledhur dhe vlerësoi si të çmuara.
Të shohësh një mashkull Akrep të veprojë në ditë të vështira , është një eksperiencë më vete. Ndërsa njerëzit e tjerë janë të shkatërruar, duke mërmëritur dhe ankuar gjatë gjithë kohës, Akrepat janë gjithë kurajo dhe dinjitet. Ai rrallë zhytet në keqardhje apo zili për të tjerët dhe nuk mendon kurrë se jeta i ka borxh, qoftë edhe një qindarkë të vetme. Imagjino se sa kohë kursen me këtë mënyrë të menduari. Në vend të zemërohet dhe të lëndohet, kur problemet e godasin, ai qëndron mbi ta. A po i mposht ataë Sigurisht që po! Kjo është ajo, që ai është i lindur për të bërë.
Një gjë është pak e frikshme dhe mund të kërkojë kurajo nga ana juaj për ta përballuar. Akrepi e pëlqen misterin dhe ai do ta analizojë në detaje, çdo gjë që i del përpara në rrugën e tij. Duke qenë se misteri femëror është arma më e fortë e një femre, të zhveshurit nga ky mister do t’ju bëjë të ndiheni të ekspozuara para një Akrepi analizues. Zor se do t’ju mbetet ndonjë sekret , kur ai të fillojë t’ju zhbirojë me sytë hipnotizues dhe pyetjet depërtuese.
Ai ka standarde të larta dhe nuk i zgjedh miqtë e tij rastësisht. Ata do të vlerësohen në detaje nga Akrepi. Nëse ka ndonjë gjë më shumë për të kërkuar te një Akrep mashkull, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Nënshtrimi dhe faljaë Përkujdesi dhe shprehja e ndjenjaveë Ju e dinit që në fillim që ai nuk i kishte këto cilësi.
Martesa do t’ju japë njëfarë sigurie, por nëse ai bën disa nga rrengjet e tij përpara se të vendosë unazën, ju mund të lëndoheni dhe mos të jeni shumë entuziaste për të pritur ditën e madhe të martesës. Megjithatë, as mos t’ju shkojë në mend ti vini atij në dukje lojën- kush ka nevojë për ty- që po luan ai me ju. Nëse i thoni që ndiheni sikur jeni në buzë të urës, gati për t’u hedhur, ai do t’ju thotë “Vazhdo , hidhu” ! Mund t’ju duhet kohë për tu përshtatur me personalitetin e tij, por kjo përfundimisht do të të forcojë shumë. Nëse jeni shumë e butë, ju do të lëndoheni lehtësisht nga një Akrep. Kurrë mos e pyesi atë çfarë mendon për një veshje apo model të ri flokësh, vetëm nëse ju jeni përgatitur për t’u lënduar nga e vërteta brutale. Të paktën e dini që pohimet e tij janë të ndershme dhe jo lajka të pasinqerta.
Kur është fjala për xhelozinë, bëni mirë të jeni shumë, po shumë e kujdesshme. Ai mund të shpërthejë si mali i Vezuvit, nëse ju aksidentalisht, përplasni qepallat nëse diçka ju hyn në sy; dhe nëse ndonjëherë i jepni një arsye të vërtetë për të dyshuar, do të thotë se jeni një femër shumë guximtare. Përsa i përket xhelozisë tuaj, do ishte mirë ta mbyllni në një sënduk dhe çelsin ta hidhni. Lotët, qaravitjet dhe ankesat tuaja nuk do ti bëjnë aspak përshtypje mashkullit Akrep. Pavarësisht sesi ai sillet, thjesht mendoni “ Ai më do dhe nuk do të heqë dorë nga dashuria e vërtetë për një moment shthurje apo dobësi fizike. Ai është besnik në martesën tonë dhe vetëm sa po ushtron artin e tij të hipnozës me këto vajza”. Thuaje këtë një herë para çdo vakti, kur çoheni nga gjumi dhe kur bini për të fjetur. Femrat e tjera do ta vlerësojnë atë si jashtëzakonisht të parezistueshëm dhe tërheqës, por mbani mend se në qoftë se është dikush mjaft i fortë për t'i rezistuar lajkave dhe tundimeve të tilla të vazhdueshme, ky është Akrepi. A nuk ju bën kjo të ndiheni më mirëë Duhet t’ju bëjë, sepse është e vërtetë!
Ai ndoshta do të jetë një baba i ashpër. Fëmijët tuaj nuk do të rriten me një sjellje dembele ose joserioze. Babai Akrep do ti mësojë ata që të respektojnë pronën, por ai gjithashtu do ti mësojë të respektojnë edhe veten e tyre. Fëmijët nuk do të kenë mundësi të mësojnë vlera fallco nga një baba Akrep. Edhe pse ai do t'i dojë ata me të njëjtin pasion të sinqertë për çdo gjë që i intereson, ai nuk do të pranojë asnjë marrëzi nga fëmijët e tij. Ai do t'i mbrojë ata, kur të kenë nevojë për të, por këta fëmijë shumë shpejt do ta marrin mesazhin se duhet të mësojnë të jenë të pavarur dhe të qëndrojnë vetëm. Nëse ata marrin para borxh prej tij, ai do detyrohet të vendosë edhe interes mbi këtë shumë, por këtë e bën vetëm për të mirën e tyre. Fëmijët nuk mund ta kuptojnë këtë veprim, ndoshta deri në ditën që babai i tyre nuk do jetë më, por mësimin e kanë marrë dhe do ta kuptojnë një ditë. Shumë fëmijë të baballarëve Akrep, nuk e durojnë dot autoritetin e madh dhe disiplinën e shtrënguar gjatë gjithë fëmijërisë, veçanërisht gjatë viteve rebelë të adoleshencës, por kur rriten, ata e kuptojnë se sa me fat ishin që patën udhëzimet e tij të forta. Nga asnjë baba tjetër, fëmijët nuk mund të mësojnë kaq shumë të vërteta në lidhje me mënyrën sesi jeta funksionon dhe si ajo është në të vërtetë. Shpesh pasardhësit e tij do ta gjejnë atë zemërbutë dhe të këndshëm, por sërish nuk diskutohet se kush është shefi në shtëpi. Edhe nëse fëmijët nuk e durojnë dot qëndrimin urdhërues, ata fshehurazi e admirojnë forcën e tij dhe përpiqen ta imitojnë atë. Një fëmijë i butë mund të ndjehet i keqtrajtuar dhe i trembur nga pushteti i Akrepit dhe të pësojë këputje nervore, nga frika se mos shkakton pakënaqësinë e babait të tij Akrep. Në këtë rast ju duhet ti kujtoni se dashuria dhe butësia, ndonjëherë japin rezultate më të mira, se mënyrën e tij autokratike. Vetëm sigurohuni që t’ia kujtoni këtë me takt dhe me respekt. Një mashkull Akrep kurrë nuk do ta lejojë një grua t’i diktojë atij. Asnjëherë në një milion vjet. Ai është burri dhe ju jeni gruaja dhe në qoftë se keni ndonjë dyshim në lidhje me këtë,ai do t’jua bëjë kaq shpejt të qartë, sa me siguri ju kurrë nuk do ta harroni këtë më. Megjithatë, një burrë Akrep me një grua që me të vërtetë e kupton, do të jetë i butë, i këndshëm, i vëmendshëm dhe do t’a shpërblejë besnikërinë e saj me atë lloj dashurie, që shumica e grave e ëndërrojnë dhe e kanë lexuar vetëm në libra.
Përpjekja juaj për ti rezistuar këtij mashkulli, pasi zjarri është ndezur dhe ai ka vendosur tashmë se ju dëshiron, nuk do t’ju ndihmojë shumë. Tërheqja e burrave Akrep është pothuajse e prekshme. Ju ndiheni sikur mund ta prekni atë. Kur ta prekni, do të suprizoheni. Do t’ju djegë dorën, vetëm nëse jeni shumë e ndjeshme. Nëse jeni e fortë dhe e qetë, do t’ju duket sikur po prekni një mermer të ftohtë. Vetëm një femër kurajoze mund të fluturojë me një shqiponjë dhe mos të rrëzohet prej saj.
Femra Akrep
Femra Akrep ka një bukuri të thellë dhe misterioze. Ajo është tërheqëse, krenare dhe me besim të madh në vete. Por ajo ka një keqardhje të fshehtë. Do të donte të kishte lindur mashkull.
Pothuajse e ndiej nxehtësinë që femrat e Plutonit po lëshojnë kur lexojnë këtë shpprehje. Nuk ka grua Akrep në këtë planet që nuk mendon se është shumë femërore, prandaj do jeni duke pyetur veten se çfarë jam duke thënë. Kjo vajzë me siguri ka magji të mjaftueshme dhe është jashtëzakonisht joshëse. Por unë nuk thashë se ajo duket si një djalë. Vetëm se, në të pandërgjegjshmen e saj, ajo do të preferonte të ishte mashkull. Më pak kufizime-më shumë mundësi. Ky është një sekret që ajo ia fsheh edhe vetes.
Femrat Akrep përçmojnë gratë që marrin përsipër të bëjnë vetëm rolin e të dashurës, të gruas apo nënës. Një vajzë e udhëhequr nga Plutoni do ta kontrollojë dëshirën e saj për të dominuar, ndërkohë që realizon një performancë të shkëlqyer femërore me më shumë finesë se një vajzë e shenjës së Dashit, Luanit apo Shigjetarit. Të paktën e bën këtë thjesht duke ardhur rrotull, jo duke luajtur rolin. Për shembull, ndryshe nga femra e planetit Mars, një femër Akrep do ta bënte për vete një mashkull me parfumin e rëndë dhe shikim saj ekzotik, ndërsa e lejon atë ti ndezë cigaren në buzë me çakmakun e tij. Kjo është shumë më tepër seksi, sesa ndezja vet e shkrepëses dhe shfryrja e tymit në fytyrën e mashkullit. Ajo e di këtë gjë, siç di shumë mënyra të tjera për të qenë joshëse. Një vajzë tjetër mund të sulet me vrap në krahët e tu dhe ta shprehë dashurinë e saj duke thërritur nga maja e çatisë apo ballkonit, vajza Akrep ecën ngadalë, por joshëse drejt teje dhe në heshtje përcjell mesazhin e saj. është e çuditshme, por këto femra mund të duken joshëse edhe me xhinse, pantallona të gjera apo me këpucë basketbolli. Ndoshta është zëri i saj i ngjirur që krijon këtë imazh sensual.
Mos pretendoni prej saj që t’ju presë për një kohë të gjatë dhe t’ju adhurojë me përkushtim të verbër. Pastaj, me ato sy të bukur dhe misterioze që mund të lexojnë mendjen tuaj në mënyrë të qartë, ajo nuk ka nevojë për të bërë lojra ekstra. Pëshpëriti diçka romantike, që do ta shkrinte fare një vajzë tjetër dhe vajza Akrep thjesht do t’ju hedh një vështrim të thellë, depërtues, që arrin të shohë deri te synimet e tua të vërteta. Ajo është një makinë me rreze- X njerëzore, prandaj mos flirto me të. Me përjashtim të rasteve kur diskutoni për biznes, në situatat e tjera jeni duke humbur kohën dhe duke e fyer atë. Të këshilloj mos ta fyesh një Akrep, sepse nuk është e shëndetshme për ju.
Unë jam e vetëdijshme se kjo Femme Fatale e rrezikshme, mund të fsheh fuqinë e saj për hakmarrje me një buzëqeshje të ëmbël, me gjeste të buta dhe me zërin si një ëngjëll. Por astrologët arrijnë të shohin përtej fasadës. është shumë e rëndësishme për ju që të jeni i mirë informuar. Mbi të gjitha, jeni ju ai që kërkoni ta zbusni atë- ose të mbroheni prej saj- cilado qoftë arsyeja. Ndoshta janë të dyja. Ajo mund të jetë imponuese dhe autoritare, sarkastike dhe e akullt, pastaj të bëhet e zjarrtë si një furrë në 500 gradë Celsius. Ajo mund të urrejë në mënyrë helmuese ose të dashurojë deri në vetmohim .Ajo mund të ulërasë si një kafshë e tërbuar, ose të pëshpërisë si një pëllumbeshë e dashuruar.
Femra Akrep ka një aftësi të veçantë joshjeje, si një formë të magjisë së zezë, të cilën ajo mund ta zotërojë në mënyrë kaq profesionale, sa të duket si magji e vërtetë. Ju keni shumë pak shanse për t'i shpëtuar, pasi sytë e saj të takojnë sytë e tu. Për shkak të shqisës së gjashtë mistike të saj, ajo shpesh mund ta dallojë një partner të ardhshëm me shikim të parë dhe në një farë mënyre, ajo do ta përcjellë këtë perceptim në çast te ju. Reagimet tuaja pas kësaj do jenë dy :ose do të pushtoheni nga magjia e saj dhe do ti dorëzoheni si një somnambul, ose do të tmerroheni dhe do ndjeni nevojën për t’ia mbathur. Përse nxitonië Qëndroni pak. Ndoshta mund të zbuloni se çfarë është jeta. Ajo e di dhe do t’jua tregojë këtë. Gjithsesi , ju duhet të jeni i kënaqur që ajo ju merr në konsideratë. Një femër Akrep nuk e justifikon në asnjë mënyrë karakterin e dobët te një mashkull. Ajo kërkon për ambicie dhe kurajo. Ajo dëshiron një partner, i cili mund ta dominojë atë dhe ta bëjë atë krenare, pa shqetësuar individualitetin e saj sekret. Ai duhet të jetë i fortë, mashkullor dhe i hijshëm mbi mesataren. Një shkallë e lartë inteligjence është e nevojshme te ky partner, që të përputhet me mendjen e saj të shkëlqyer dhe urtësinë abstrakte e filozofike.
Pasi të arrini ta bëni për vete një femër Akrep, të jeni të sigurt se jeni i veçantë dhe unik. Ju gjithashtu mund të jeni i bindur se dashuria e saj për ju është e pakrahasueshme me ato që keni përjetuar ndonjëherë - dhe ju mund ta merrni këtë dashuri në disa mënyra. Ju do të jeni interesi më i rëndësishëm në jetën e saj. Nëse ajo është një vajzë tipike e planetit Pluton, ajo do të përpiqet intensivisht me pasion për t’ju kënaqur në çdo mënyrë. Nëse ju jeni shumë i vështirë për t’u kënaqur, ajo do ta tregojë zhgënjimin e saj, me përpjektet pasionante për të fituar interesin tuaj.
Ndoshta syri juaj e kapi fjalën “pasion” të përsëritur disa herë.Shumica e meshkujve kanë dëgjuar thashetheme emocionuese për pasionin e femrave të lindura nënëntor. është e vërtetë! Ajo është e mbushur përbrenda saj me shumë pasion, edhe pse e mban atë nën kontroll duke përdorur pamjen e saj te ngurtë dhe të ftohtë përkundrejt njerëzve të tjerë. Por gjinia mashkullore është e prirur ta identifikojë pasionin në mënyrë rigoroze me veprimet romantike; kjo është shumë pak për ta përshkruar, pasi sipas përkufizimit të Plutonit, kjo fjalë është shumë më gjithëpërfshirëse.
Kjo përfshin ndjenjat e saj rreth çdo gjëje që ajo prek. Ajo rrallë thjesht pëlqen ose nuk pëlqen një shfaqje në teatër, një libër, një mobilje apo njerëzit. Ajo ose urren me gjithë qënien e saj ose adhuron me gjithë fuqinë e shirtit. Nëse asnjë nga këto ndjenja nuk ngjallet brenda saj, atëherë ajo qëndron indiferente dhe e ftohtë. Megjithatë, përpos të gjithave, ajo qëndron në thelb e paprekur nga stuhitë emocionale, duke e gjykuar të paktën nga pamja e jashtme e saj e qetë, e cila gjithmonë vendos një perde pas çdo shpërthimi të vogël apo të madh bërthamor. Mund të jetë e vështirë për të bindur vjehrrën tuaj se vajza e saj ka thyer të gjitha pjatat dhe ka grisur perdet, në një moment tërbimi. Të tjerët do t’ju shohin sikur ju nuk jeni në rregull nga mendja. Cfarë doni të thoni me këtëë T’ju vijë turp që akuzoni këtë vajzë kaq të qetë, të kontrolluar dhe të dashur. Keni mirëkuptimin tim, nëse ju ndihmon sadopak kjo. Ajo ka kaq shumë cilësi të rralla, duhet ta dinit se edhe të metat nuk do ishin pak. Prandaj, mendoni për anët pozitive. Mirë pra, mendoni për anët pozitive pasi t’ju jetë shëruar gunga në kokën tuaj.
Për shkak se femrën Akrep e tërheqin investigimi i të panjohurave, në fillim ajo mund të duket joshëse, si një frut i ndaluar dhe shprehja e thellë dhe e çuditshme në sytë e saj e përforcojnë më shumë këtë përshtypje. Por pavarësisht zbulimeve, Akrepi tipik do të dalë sërish i fortë dhe i pazbuluar. Nëse ajo e lejon udhëtimin drejt shpirtit të saj të brendshëm, Plutoni do ta dënojë atë me ndjenja keqardhjeje plot ankth dhe faj, por ajo do të ngrihet përsëri, falë forcës së madhe të karakterit, si feniks i ngjallur, nga hiri i eksperimenteve të saj.
Ajo mund të ketë qenë një spektatore e magjepsur nga një milion dobësitë e njeriut dhe mund të ketë provuar një sërë eksperiencash për të provuar njohuritë e veta. Por ajo në mënyrë të mistershme del nga të gjitha eksplorimet e saj, më superiore se pothuaj çdo grua tjetër që ke njohur deri tani. Femra Akrep është një ruajtëse shumë e mirë sekretesh. është e habitshme se sa shumë histori të errëta janë rrëfyer për Akrepat, edhe pse ata mundohen ta mbajnë jetën e tyre personale larg syve të të tjerëve. Femra Akrep pëlqen të dëgjojë sekretet e njerëzve, por ajo rrallë mund ta zbulojë një sekret që i është besuar asaj, madje as tek ju. Gjithashtu, prisni që ajo të ketë sekretet e veta lidhur me personalitetin e saj, por mos u përpiqni t’ia zbuloni ato. Eshtë një pjesë personale e kësaj gruaje që ju kurrë nuk do ta prekni, një copëz e mendjes dhe shpirtit që i takon në mënyrë absolute asaj dhe nuk ka asnjë rrugë për tu futur aty. Ajo nuk është gënjeshtare, në fakt shumë shpesh është e sinqertë deri në brutalitet, por gjithmonë do të ketë ato mendimet dhe ndjenjat e saj të veçanta, të cilat nuk do dojë t’i ndajë as me ju dhe as me dikë tjetër.
Një grua Akrep do të jetë tepër besnike ndaj atyre që ajo i vlerëson të fortë dhe të vlefshëm, por njerëzve të dobët ajo nuk do t’u hedh sytë. Dinjiteti i saj në marrëdhëniet njerëzore mund ta bëjë atë të duket e ftohtë dhe snobe. Në një mënyrë, ajo patjetër që është, sepse praktikon një sistem personal të kastave dhe kjo është më e theksuar te femra Akrep, sesa te femrat e tjera të shenjës së zjarrit, Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Të gjithë Akrepët, janë shumë përzgjedhës në miqësi. Ata do të mbajnë pranë vetes gjatë gjithë jetës, miqtë e vlefshëm dhe do ti shkëpusin të gjitha lidhjet me ata njerëz të zakonshëm ose të padenjë për ta.
Një grua Akrep, nuk ka nevojë të jetë ligjërisht gruaja e dikujt, që të jap dashuri dhe përkushtim si një grua e martuar. Nëse rrethanat e bëjnë martesën tuaj të pamundur, ajo do t’ju dojë nga mëngjesi në darkë dhe mos ta vrasë aspak mendjen se çfarë mendojnë fqinjët tuaj për këtë marrëdhënie. Në shumicën e situatave të tilla të pazakonta, marrëdhënia është e vërtetë dhe e ndershme, ndoshta më tepër se në shumë prej martesave sipërfaqësore të ligjshme. Hipokrizia e shoqërisë, kurrë nuk do ta mbajë këtë grua kurajoze larg lumturisë. Ajo i bindet vetëm ligjit të saj dhe asnjë ligji tjetër dhe në zemrën e saj shprehja “derisa vdekja të na ndajë” ka më shumë vlerë, sesa të gjysmat e nuseve që e pëshpërisin me gjysëm zëri ditën e tyre të dasmës.
Pavarësisht individualizmit të saj të fortë, vajza Akrep do ta lë burrin e saj të jetë drejtuesi në lidhjen e tyre. Në vend që ta lë atë në hije me forcën dhe karizmën e saj, ajo do të përdorë të gjitha talentet e saj, për ta ndihmuar atë të arrijë qëllimet e tij. E ardhmja jote do të jetë e rëndësishme për të dhe ajo nuk do të insistojë për ta mbajtur më çdo kusht karrierën e saj pas martesës (nëse nuk e keni zhgënjyer thellë ose një punë të dytë është e nevojshme për shkak të një krize ekonomike të përkohshme në familje). Ajo mund tju luftojnë ashpër privatisht, por do t’ju mbrojë me forcë në publik. Ajo nuk do të lejojë askënd që të shpifi ndaj jush ose të përfitojë nga ju. Ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë, do të përballen më zemërimin e saj të drejtë. Lumturia juaj gjithmonë do të jetë e para. Ajo do të presë nga ju që të synoni sa më lart që aftësitë tuaja arrijnë. Çdo gjë më pak , mund ta bëjë atë t’ju thumbojë me sarkazëm ose edhe t’ju fyejë.
Gratë e Akrepit e duan shtëpinë e tyre, e cila zakonisht shkëlqen nga pastërtia, rehatia dhe aroma e mirë e gatimeve. Ushqimi shërbehet në kohë dhe gjërat janë përgjithësisht nën kontroll. Nëse është e kundërta e kësaj, diçka e bën gruan Akrep të pakënaqur, sepse prirja e natyrshme e saj është drejt bukurisë dhe rregullit. Për femrën tipike të Akrepit, pastrim ipas çdo sezoni është si të shkojë me pushime. Atyre ju pëlqen shumë të “gërmojnë” në dollape për të parë se ç’mund të gjejnë. Vetëm se duhet të keni kujdes se mos gjen ndonjë shënim sekret, që bie erë parfum në xhepat e xhaketës tuaj të vjetër, kur pastron dollapet. Akrepi është tepër dyshues, madje edhe kur nuk ka fakte për dyshime, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodh kur ajo e gjen një fakt të vërtetë për tradhëti të mundshme.
Nuk është mirë të bëheni person i dyshimtë për të, sepse nuk e dini se sa raste të tjera mund të shtojë ajo në mendjen e vet. Por ajo s’ka për ti shprehur deri në një moment shpërthimi ekspoziv. Natyrisht, kjo situatë mund të ngre disa pikëpyetje nga ana juaj.Vetëm kapërdiji ato. Nuk do të fitoni asnjë gjë duke hetuar.Unë e kuptoj plotësisht se kjo nuk është e drejtë. Edhe vetë ajo e kupton këtë. Por kjo nuk do ti ndryshojë aspak gjërat. Kjo është mënyra se si ajo është. Pranojeni ose jo atë. Por ka shumë gjasa ta pranoni. Sepse është pothuajse e pamundur të heqësh dorë nga kjo femër. Më e pakta, ajo do të fanitet gjatë gjithë jetës suaj. Do të ishte më e lehtë të përshtateshit me natyrën e saj të vështirë , sesa të vuanit nga mankthet që do përjetoni nëse jeni larg saj. Askush nuk largohet dot nga një Akrep. A nuk e dinit këtë ë Ata që e kanë provuar mund t’jua tregojnë . Gjithsesi, ju keni një grua shumë të veçantë në krahun tuaj.
Pavarësisht sesa shumë e do shtëpinë, ajo do të pranonte të transferohej pa më të voglin hezitim, nëse kjo do ishte e nevojshme për karrierën tuaj. Kjo e bën atë një grua të shkëlqyer për një burrë me profesion ushtarak apo të marinës dhe një xhevahir të vërtetë për një politikan. Ajo arrin të shohë dhe të kuptojë çdo gjë si dhe nuk ka asnjë mashtrim që mund ti shpëtojë pa e vënë re. Një grua Akrep mund t'ju tregojë saktësisht se kush mund të jetë i besueshëm dhe nga cili duhet të keni kujdes.
Në departamentin e buxhetit, gratë e Akrepit janë krejtësisht të paparashikueshme. Ajo mund të kursejë edhe qindarkat, derisa ti dyfishojë ato, pastaj si me magji, të harrohet pas shpenzimeve marramendëse. Një gjë është e sigurt. Ajo i gëzohet lekëve, qoftë kur i ruan me fanatizëm në një kuti kursimi, qoftë kur i shpenzon pa hesap ato. Por kjo grua gjithmonë priret drejt prestigjit dhe ajo nuk do lejojë që paratë ta rrezikojnë këtë. Ajo do të jetë e kënaqur, nëse ju zgjidhni të ardhura më të pakta, për aq kohë sa kjo ju siguron që të jeni shefi i vetes suaj dhe me mundësi të mëdha, për tu bërë dikush me influencë në të ardhmen. Femra Akrep e pëlqen pushtetin dhe do të sakrifikonte shumë për ta parë atë te ju.
Një nga tiparet më të këqija si të Akrepëve meshkuj dhe femra, është kur refuzojnë të shohin ndonjë këndvështrim tjetër, përveç këndvështrimit të tyre, sidomos kur përfshihen emocionalisht. Duhen javë, pas një analize retrospektive, që ti bësh ata më të përulur dhe empatikë ndaj të tjerëve. Interesi i saj natyral ndaj gjinisë tjetër, madje edhe nëse ajo mbetet platonike, mund t’ju jap shumë arsye që të bëheni po aq xheloz sa është ajo për ju. Ajo ndoshta do të magjepsë çdo mashkull në çastin e parë që do ta shohin në një eveniment që ndodheni bashkë dhe ju thjesht do jeni aty i ulur , duke parë sesa të magjepsur janë këta meshkuj për partneren tuaj. Rrallë kjo çon në diçka serioze, por mund të shkaktojë disa momente të pakëndshme ose disa mosmarrëveshjeve shpërthyese. Por mbani mend se është ajo që e thotë fjalën e fundit në çdo situatë. Nëqoftëse i thoni një gënjeshtër, ajo ndoshta do t’ju thotë dy. Nëse ju, pas një grindjeje, refuzoni ta puthni para se të flini, ajo nuk do t’ju puthë për një muaj. Provojeni ta lini mamanë tuaj, të kritikojë gatimin e saj dhe gruaja juaj Akrep do të “harrojë “ ta ftojë mamanë tuaj, për drekë, për muaj me rradhë pas kësaj. Megjithatë një dëmtim aksidental ajo do ta falë, nëse është e bindur që ishte pa qëllim. Ndjenja e drejtësisë te Akrepi, është po aq e fortë sa ndjenja e hakmarrjes. Shumica e njerëzve e harrojnë këtë. Ajo do të kujtohet për çdo të mirë dhe do ta shpërblejë dyfish atë. E njëjta gjë vlen edhe për të këqijat.
Me fëmijët, shprehjes së saj të dashurisë mund t'i mungojë disi butësia dhe shfaqja e saj në mënyrë demonstrative. Megjithatë, fëmijët do ta ndiejnë përkushtimin e saj të thellë dhe do të ndihen emocionalisht të sigurt me të. Një nënë Akrep nuk do të lejojë që talentet e fëmijëve të saj, të kalojnë pa u vënë re. Ajo do të shpenzojnë shumë kohë duke i inkurajuar ata drejt qëllimeve më të larta dhe do të jetë e gatshme tu ofrojatyre çdo përkrahje që nevojitet. Pasardhësit e saj do ta shohin atë të fortë dhe të dobishme, kur të kenë problemet e para të rinisë, sepse njohja që ka ajo për natyrën njerëzore e bën atë një këshilltare të mençur. Ajo do ti mësojë ata të përballen me vështirësitë me guximin e saj. Çdokush që ajo e vlerëson si një kërcënim për lumturinë e fëmijëve të saj, do ta shkatërrojë dhe kam frikë se këtu mund të përfshihet edhe burri i saj. Ajo nuk do ta vlerësojëë atë, nëse ai është më i rreptë me ta se ajo mendon se ai duhet të jetë.
Një grua Akrep, ndonjëherë, gati do t’ju mbysë me pasionin e saj për të jetuar jetuar jetën, por në një stuhi të vërtetë, qetësia mendore dhe forca e hekurt, do të jenë një barkë shpëtimi për ju. Edhe pse ajo e përdor magjinë e saj në mënyra të çuditshme dhe të fshehta, sytë e saj zhbirues, gjithmonë do t’ju vështrojnë me ndershmëri. Ndoshta ajo është pak e rrezikshme, por edhe shumë emocionuese.
Fëmija Akrep
Reagimi i zakonshëm i prindërve, kur shohin për herë të parë foshnjën e tyre Akrep të porsalindur është një surprizë e bukur. "Ai duket shumë më 'i përfunduar' se foshnjat tjera në dhomën e bebeve,"- mërmërisin ata.” "Ai është më i qetë dhe shiko se çfarë trupi të fortë që ka”. Kjo është e vërtetë, edhe Akrepat me peshë më të vogël, zakonisht kanë trup të fortë. Ata janë projektuar për t’u përshtatur me dëshirat e tyre jashtëzakonisht të mëdha.
Fëmijët Akrep i gëzohen një loje dhe ata kanë për qëllim ta fitojnë atë. Kompromisi nuk është një nga virtytet e tyre. Foshnjat Akrep do t’ju hipnotizojnë me sytë e tyre depërtues dhe do t’ju bëjnë të plotësoni çdo tekë të tyre. Prandaj, filloni të përgatisni veten për t’u përballur me “magjinë e zezë” të tij që tani.
Me ndryshime të vogla, ky është qëndrimi i saktë që ju duhet për t’u përballuar me Akrepin tuaj të ri. Kjo është shtëpia juaj. Nëse rregullat tuaja nuk i pëlqejnë edhe aq shumë fëmijës tuaj Akrep, është problemi i tij, por ai nuk mund t’ju imponohet. Ju jeni mamaja e tij. Praktikisht, jeni shefja e tij. Ndërsa i flisni, vështrojeni ngultas, ndonëse mund të keni punët tuaja të shumta për të bërë. Por kjo është një sfidë shumë interesante. Fëmijës Akrep i duhet disiplinë e vazhdueshme dhe e fortë. Ju duhet ti mësoni vlerat e konsideratës për njerëzit më të dobët, të pranojë humbjen, të respektojë autoritetin dhe të falë kur të tjerët e lëndojnë. Ndërsa ju po merreni me përpunimin e karakterit të tij elegant, do të habiteni nga mendja e tij brilante dhe personaliteti magjepës. Guximi i tij i rrallë dhe ndershmëria janë vlera që e ushqejnë dhe mbrojnë atë nga shkatërrimi që mund të shkaktojë superegoja e tij.
Fëmija juaj i vogël Akrep, do t’ju shoh me inat , kur ju ta ndaloni të prekë diçka. Kthejani këtë vështrim, por me mirësi dhe vendosmëri. është e vështirë të krijosh një vështrim të inatosur me mirësi brenda, por vazhdoni praktikoni. Buzëqeshni, ndërsa i skërmisni dhëmbët dhe i thoni “jo” me bindje të theksuar. Ju vetëm do të fitoni një luftë të përkohshme; ajo do të rifillojë përsëri një orë më vonë, por ky është një hap më shumë në rrugën e gjatë që ju pret. Në fund, fëmija juaj Akrep do të fillojë t’ju admirojë për forcën që po i rezistoni. Ai do të mësojë vetëm nga dikush që mendon se është më i fortë se ai. Natyrisht, ai e di se fitorja është vetëm për shkak të madhësisë së tij aktuale dhe ai do t'jua kalojë në gjatësi një ditë, por ndërkohë, do t'ju respektojë pa qejf mbetje, për aq kohë sa ju jeni më e madhe në trup se ai. Bëni kujdes: Sigurohuni që të ketë shumë dashuri dhe afeksion në krye të disiplinës së fortë, ose ai do të bëhet një njeri i tërhequr, i torturuar nga frikërat dhe fobitë.
Për shkak të të folurës së tij të hapur, shpesh me sarkazëm, ai do të duket i drejtpërdrejtë, por sërish do të ketë një nevojë të madhe për privatësi. Ai ka sekretet e tij të vogël dhe ju nuk duhet të fusni hundët. Jepini atij një kuti të madhe metalike me një çelës, ku ai mund të mbajë gjërat e tij personale, apo një sirtar të veçantë vetëm për të, ku askush tjetër në familje nuk mund ta hapë, pa miratimin e tij. Ndërkohë që vajza Akrep rritet, do të kërkojë një ditar me çelës.
Këta të vegjël Akrep do t’i fshehin mendimet e tyre, por të përpiqesh të fshehësh gjërat nga ata është e pamundur. Kanë një aftësi të mrekullueshme për të përballuar dhimbjen. Edhe qepjet që bëjnë pasi janë çarë diku aksidentalisht, zakonisht do të përballohen pa lot apo anestezi. Djalë juaj Akrep është më i zgjuar në krahasim me moshatarët e tij. Do të ketë raste kur të kuptuarit e tij instiktiv do të jetë një bekim. Baballarët e shqetësuar nga problemet ekonomike, shpesh do të habiten, kur i vogli i tyre do ti përqafojë befas me dashuri, pa kuptuar gjë nga ekonomia. Fëmija thjesht e di që babai i tij është i mërzitur dhe ai dëshiron ta tregojë dëshirën e tij, për të shkatërruar gjithçka që e shkakton këtë mërzitje. Kur nëna është e sëmurë apo e stresuar, ajo do të marrë prej të voglit të saj Akrep një prekje të papritur, të heshtur dhe prekëse, pasi ai e ndien disi trishtimin e saj.
Fëmijët Akrep janë të mbushur me besnikëri të pakufishme për miqtë dhe të dashurit e tyre. Por mund të jenë goxha të vështirë për këdo tjetër. Ju mund ti thoni fëmijës tuaj Akrep që zemërimi dhe hakmarrja vetëm e dëmtojnë atë dhe nuk zgjidhin gjë, por nuk do të jetë e lehtë për të që të logjikojë në këtë mënyrë. Bleni një lodër bumerangu për të dhe mësojeni ta hedh me gjithë forcën në ajër. Kur kjo lodër ti kthehet në fytyrë në mënyrë magjike (sipas tij), disa herë me rradhë pasi e ka hedhur, ky Akrep i vogël mund ta marrë mesazhin për atë që i keni thënë për hakmarrjen dhe zemërimin. Kjo lodër nuk do jetë e preferuara e tij, siç janë mikroskopi, libri i lojrave magjike, apo një set kimie, të cilat i adhuron. Mësuesit e tij nuk do të dinë nëse duhet ta dërgojnë atë në krye të klasës apo të marrin me vete një thupër të trashë. Ata ndoshta do të përfundojnë duke i bërë të dyja. Djemtë dhe vajzat e Akrepit kanë mendje të mprehta dhe një perceptim të çuditshëm të teorive. Ata mund të bëhen kampionët e lagjes në lojrat e basketbollit dhe futbollit. Por nëse kanë fatin të drejtohen nga instruktore të mençur, ata mund të mësojnë të lexojnë shpejt dhe të bëhen udhëheqësit e aktiviteteve shkollore.
Fëmija Akrepi ka një shans të mirë për të qenë kryetari i klasës, nëqoftëse udhëzohet të qëndrojë larg gjërave të ndaluara. Mbajeni atë fizikisht aktiv dhe mendërisht të interesuar dhe drejtojeni kuriozitetin e tij të madh drejt shkencës, letërsisë, mjekësisë apo sporteve. Inkurajoni ëndrrat e tij fëminore për të qenë një inxhinier hapësire, marinar, zjarrfikës, minist