Ka shumë përfitime që çiftet marrin nga seksi: djegia e kalorive, forcimi i sistemit imunitar, çlirimi i dopaminës, kështu që me pak fjalë seksi bën mirë. Madje, kjo shkon përtej duke ndikuar edhe në ngadalësimin e procesit të plakjes, sipas një studimi të botuar në revistën “Psychoneuroendocrinology”. U zbulua se të bësh seks të paktën një herë në javë lidhet me të paturit e telomereve më të gjata, kapaku mbrojtës në ADN që përcakton jetëgjatësinë e qelizave.
Studiuesit gjurmuan jetën seksuale të 129 nënave në një marrëdhënie në çift. Gratë jepnin raporte të përditshme për kënaqësinë dhe sa shpesh kishin raport intim me partnerët e tyre. Studiuesit morën edhe mostra gjaku nga gratë, duke analizuar qelizat për treguesit e plakjes. Ata zbuluan se gratë që kishin bërë seks me partnerët e tyre gjatë javës kishin telomere (telomeret ndikojnë në mbrojtjen e individualitetit dhe tërësisë së kromozomeve gjatë ciklit të ndarjes) më të gjatë në krahasim me ato që nuk bënin seks.
Ky lloj studimi tregon vetëm një lidhje dhe nuk mund të provojë se aktiviteti seksual ishte shkaku i gjatësisë më të madhe të telomereve.
Telomeret janë jetike për plakjen e shëndetshme
Gjetjet e studimit tregojnë se seksi mund të jetë i dobishëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e telomereve, që do të thotë që qelizat mund të jetojnë më gjatë. Studiuesit kanë lidhur telomeret më të shkurtër me çështje serioze shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Telomeret më të gjata duket se ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, përtej faktit që seksi një herë në javë është më shumë se i dobishëm.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’duhet të dish para se të nisësh një lidhje me një djalë më të ri se vetja
- 3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale
- Eksitohesh pasi ke pirë shumë alkool? Ja pse ndodh
- Nëse do të provosh diçka të re në seks, mos e humb këtë artikull ;)
- 6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones
Burimi: Healthy