Shendeti i Gruas

Gratë po largohen nga puna për shkak të problemeve me shëndetin, thotë studimi

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2024

Gratë po largohen nga puna për shkak të problemeve me
FOTO: GETTY IMAGES

Probleme me muskujt, dhimbjet e shpinës, një shëndet mendor i brishtë...Duket se këto janë disa nga arsyet kryesore se pse një numër rekord grash po braktisin vendin e punës, kjo referuar shifrave dhe studimeve gjatë vitit të kaluar.

Studimi i Kongresit të Sindikatave (TUC) zbuloi se 1.54 milionë gra në Britaninë e Madhe, por edhe në botë kanë braktisur punën gjatë vitit 2023, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, një rritje me 48% krahasuar kjo me pesë vitet e fundit. Kjo shifër ndryshe përkthehet në 500 mijë gra të papuna për shkak të problemeve me shëndetin.

Shifrat tregojnë se sëmundja e zgjatur në kohë është arsyeja kryesore pse gratë po humbasin vendet e punës. Vite më parë, arsyeja më e zakonshme ishin përgjegjësitë për kujdesin ndaj fëmijëve apo familjarëve. Studimi zbuloi gjithashtu se numri i grave pa punë për shkak të sëmundjeve po rritej me një ritëm shumë më të shpejtë se sa ai i burrave.

Pse kaq shumë gra po largohen nga puna për shkak të sëmundjeve?

Shëndeti i dobët mendor ishte një nga shkaqet kryesore për rritjen e shifrave, me numrin e grave të papuna për shkak të depresionit, ankthit dhe sëmundjeve të tjera mendore, një shifër deri në 69 mijë gra gjatë pesë viteve të fundit, pra një rritje prej 27%.

Një shifër shtesë prej 126 mijë gra iu shtua listës së atyre që hoqën dorë nga puna për shkak të probleme muskulore, dhimbjet e shpinës, artriti reumatoid, dhimbjes së kyçeve të dorës (një rritje me 47%), ndërsa 19 mijë gra zgjodhën që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të sëmundjes së kancerit.

Artikuj të sugjeruar: