Prezantuesja Luana Vjollca ka vendosur të largohet për pak ditë nga vendi. Në fakt nuk bëhet fjalë për një largim të mirëfilltë por për një 'arratisje' disa ditore në vendin fqinj, Itali. Nga fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja e "E Jemja" ka treguar se ka qëndruar fillimisht në Napoli, për t'u zhvendosur më pas në qytetin bregdetar Capri.
Luana gjendet jashtë vendit që prej ditës së premte dhe nuk dihet se kush po e shoqëron atë në këto ditë të nxehta vere.