Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Nigeri/ Një bandë kriminelësh rrëmben më shumë se 100 persona

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Disa burra të armatosur rrëmbyen më shumë se 100 njerëz gjatë një bastisjeje në 3 fshatra në Nigeri. Fshatrat Gora, Djambuzu dhe Madomava janë sulmuar nga banda e kriminelëve, e cila rrëmbeu 67 gra dhe 38 burra, sipas Reuters. Autoritetet paralajmëruan se numri i personave të marrë peng të jetë më i madh.

Rrëmbime të tilla në Nigeri janë bërë shumë të zakonshme. Bandat lokale kriminale rrëmbejnë banorët e zonës dhe ngrenë kampe në pyjet pranë. “Rrëmbimet shkelin marrëveshjen e paqes mes nesh dhe banditëve. Në shkurt të këtij viti kemi bërë disa pagesa që të mos na sulmojnë territorin”, tha kryeplaku i fshatit Madomava, por sërish, rrëmbimet nëpër fshatra, shkolla dhe rrugë nuk kanë ndalur.

Këto rrëmbime nisën pasi grupi xhihadist Boko Haram rrëmbeu 200 nxënës shkollash diku te dhjetë vite me parë. Kjo metodë u përdor më pas masivisht edhe nga bandat lokale.

Afganistan/ Përmbytjet shkaktojnë qindra të vdekur dhe të lënduar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar për shkak të vërshimeve të mëdha të ujit, të cilat janë pasojë e reshjeve sezonale. Në pjesën veriore të vendit janë shënuar përmbytjet më të mëdha. Baghlan, një ndër provincat veriore u godit të premten dhe rreth 50 persona humbën jetën.

Ndërsa në Takhar, një provincë e afërt me Baghlan, humbën jetën 20 njerëz. Sipas qeverisë talibane, qindra njerëz kanë vdekur nga këto vërshime katastrofike dhe një numëri i madh qytetarësh kanë pësuar lëndime. Vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në godina dhe shtëpitë e banorëve, duke përkuar me një humbje të jashtëzakonshme financiare.

Gjeorgji: Organizatat e të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për tërheqjen e projektligjit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mediat ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë qenë shumë të zëshme në çështjen e projektligjit për “agjentët e huaj”, i cili ndalon reporterët e huaj që të operojnë në Gjeorgji. Mediat, organizatat dhe njerëzit, përmes protestave, i kanë bërë thirrje kryeministrit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze që të tërheqë draftin dhe të lejojë lirinë e shtypit në vend.

Prej javësh, në Gjeorgji po mbahen protesta të shumta për këtë projektligj, i cili cilësohet edhe si “ligj rus”. Qytetarët kanë ndërmarrë hapa konkretë, duke i dërguar letra të hapura kryeministrit, si dhe duke ndërtuar barrikada të shumta gjatë protestave të tyre.

Legjislacioni i propozuar jo vetëm që detyron mediat e pavarura dhe organizatat joqeveritare që të identifikohen si “organizata që ndjekin interesat e fuqive të huaja”, por i japin më shumë fuqi ministrisë së Drejtësisë gjeorgjiane që të bëjë hetime ndaj organizatave dhe mediave të pavarura.

Sulmi rus në Ukrainë/ Evakuohen qindra persona

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra persona janë evakuar nga zonat pranë kufirit rus në Kharkiv të Ukrainës, pasi Rusia nisi një ofensivë tokësore në këtë zonë. Prej ditësh, forcat ruse kanë bërë një përparim në këtë rajon, pas dy vitesh luftë për të ecur përpara me ofensivën. Në total, janë evakuar 1,775 persona. Rusia bombardoi plot 30 vendbanime në 24 orët e fundit, raportojnë mediat.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi mbi ngjarjen dhe tha se ishte një betejë e ashpër. “Ne duket t’i ndalim patjetër ofensivat ruse dhe Ukraina ta marrë nismën”, tha presidenti ukrainas. Ky territor ka qenë i Ukrainës për më rreth dy vite. Kur nisi ofensivën, Ukraina e rimori, por duket se forcat ruse nuk po i ndalin sulmet për ta shtënë në dorë.