Erjola Doçi është e eliminuara e dytë e kësaj mbrëmjeje, pas Roza Latit. Ajo doli si pasojë e një televotimi të dytë, ku publiku vendosi që ajo të linte shtëpinë.
Erjola ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi për 110 ditë dhe është përfshirë në shumë ngjarje brenda shtëpisë. Rishtazi, ajo pati një debat të ashpër me Gracianon, mikun e saj, i cili supozoi se Erjolës i kishte shkruar në rrjetet sociale Romeo. Ajo e mohoi kategorikisht, por debati mes tyre vijoi për disa ditë.
Moderatorja ka qenë një ndër kryefjalët e kësaj gare dhe ka ndezur shumë debate dhe polemika, brenda dhe jashtë shtëpisë. Erjola, njëjtë si Roza, u largua nga shtëpia 2 javë para finales.