Muzika

Zvicra fiton Eurovision 2024!

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2024

Zvicra fiton Eurovision 2024!

Zvicra, e përfaqësuar nga “The Code” – Nemo është shpallur fituese e Eurovision, me votat e jurisë dhe të publikut, duke rrëmbyer në total 591 pikë. Në vend të dytë mbeti Kroacia, e cila përfaqësohej denjësisht me Baby Lasagna - “Rim Tim Tagi Dim”.

Kjo mbrëmje e Eurovision-it ishte e mbushur me surpriza, sidomos kur Izraeli, në një moment u ngjit në krye të listës, pasi mori mbi 300 pikë nga publiku.
 
Për Zvicrën, është hera e tretë që fiton garën e Eurovision, pasi më parë e ka fituar në vitin 1956 dhe në vitin 1988, me Celine Dion.
 
Sa i përket Nemo, janë artistët e parë non-binary që fitojnë Eurovision-in.

5 vendet që triumfuan në Eurovision 2024:

Zvicra - 591 pikë

Kroacia - 547 pikë

Ukraina - 453 pikë

Franca - 445 pikë

Izraeli - 375 pikë

Zvicra fiton Eurovision 2024!