Health

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë
FOTO: Getty | Oleg Breslavtsev

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të kenë lidhje edhe me ankthin dhe “lëmshin” e mendimeve që keni në kokë pak para gjumit.

Ja çfarë mendojnë psikologët për ndikimin e ankthit në ëndrrat tuaja.

-A mund të shkaktojë ankthi ëndrra të këqija?

“Mendimet ankthioze mund të manifestohen si ëndrra të këqija ose ëndrra stresi," thotë Alex Dimitriu, mjek psikiatër. Ëndrrat e stresit, të tilla si humbja e një ngjarjeje të rëndësishme, një provim ose një fluturim me avion, janë shpesh mjaft të zakonshme tek njerëzit që i nënshtrohen stresit gjatë jetës së tyre të përditshme. Nga ana tjetër, ky aktivitet mendor mund të aktivizojë trupin drejt një gjendjeje të pakëndshme gjatë gjumit.

Edhe pse arsyet pse ne ëndërrojmë nuk kuptohen plotësisht, mund të ketë raste kur mendja juaj thjesht po përpiqet të përballojë një sfidë nga dita, që mund t'ju bëjë të ndiheni në ankth. "Ne e dimë nga kërkimet se truri vazhdon të punojë për zgjidhjen e problemeve gjatë gjumit," thotë Jason Durant, mjek psikolog.

Në këtë kuptim, ëndërrimi si proces mund të jetë një gjë e mirë, edhe nëse shihni makthe apo përjetoni stresin që keni ndjerë gjatë ditës apo përditshmërisë suaj. Mendja po përpiqet t'ju kujtojë se çfarë nuk funksionoi dhe të provoni diçka të re. Në të vërtetë nuk ka “ëndrra të këqija”. Çfarëdo që ju vjen në mendje gjatë natës është për të mirën tuaj, jo për t'ju torturuar apo trembur, por për gjetur një zgjidhje të momentit.

Sigurisht, nëse ankthi ose ëndrrat e këqija ndikojnë aq shumë në cilësinë dhe orët e gjumit, atëherë ku është momenti që të kërkoni ndihmë. Një bisedë me terapistin, mjekun apo psikiatrin për shqetësimet tuaja mund të jetë zgjidhje e vlefshme.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pop Sugar

REELS

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do ribashkoheshit edhe ju, apo ç’e do?

Facelift-i i Kris Jenner është mrekullia e 8-të e kohërave moderne

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Does anxiety cause bad dreams? What do psychologists say?

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë
PHOTO: Getty | Oleg Breslavtsev

It happens that bad dreams reflect things that you experienced during the day or happened in the real world. But it seems that these dreams can also be related to anxiety and the "mess" of thoughts in your head just before sleep.

Here's what psychologists think about the impact of anxiety on your dreams.

-Can anxiety cause bad dreams?

"Anxious thoughts while one is asleep can manifest as bad dreams or stress dreams," says psychiatrist Alex Dimitriu. Stress dreams, such as missing an important event, an exam or a plane flight, are often quite common in people who are subjected to stress in their daily lives.On the other hand, this mental activity can also activate the body towards an uncomfortable state during sleep.

Although the reasons why we dream are not fully understood, there may be times when your mind is simply trying to cope with a challenge from the day, which can make you feel anxious. "We know from research that the brain continues to work on problem-solving during sleep," says Jason Durant, MD, a psychologist.

In this sense, dreaming as a process can be a good thing, even if it feels like having nightmares or experiencing the stress you felt during the day or your everyday life. The mind is trying to remind you what didn't work and try something new. There really are no "bad dreams". Whatever comes to your mind at night is for your own good, not to torture or frighten you, but to find a solution of the moment.

Of course, if anxiety or bad dreams affect the quality and hours of sleep so much, then when is the time to seek help. A conversation with a therapist, doctor or psychiatrist about your concerns can be a valuable solution.

Suggested articles: 

 

Source: Pop Sugar