Fashion & Beauty

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar pamjen tënde

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar

E kemi thënë shpesh se përmirësimi i pamjes së jashtme lidhet direkt me vetëbesimin dhe dashurinë ndaj vetes, ndaj është momenti të mos mbajmë më sekrete dhe të të tregojmë një ndër klinikat më të mira për të bërë botoks, për të rregulluar formën e hundës, për t’u dhënë më shumë hijeshi mollëzave dhe hundës, për të shpëtuar nga rrathët e syve etj. Të prezantojmë me “Medical Hills”, klinikën që e gjen në rrugën “Abdyl Frashëri”, përballë Librit Universitar në Tiranë.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar

“Medical Hills” është themeluar nga Jetlira Zyfi, e lindur dhe e rritur në Zvicër, profesioniste në fushën e përmirësimit të pamjes përmes fillers dhe botoks. Ajo e ka hapur “Medical Hills” para 2 vitesh e gjysmë, pas një eksperience të gjatë në Zvicër. Duke parë se në Shqipëri mungojnë profesionistët e kësaj fushe, (të gjithë njohim dikë që ka bërë buzët te një person që nuk është profesionist në filler dhe botoks), vendosi që të kthehej në Shqipëri për të sjellë metodologjinë, përvojën dhe vizionin e saj, si dhe për të kontribuar në vendin e vet.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar
 
Jetlira, falë dashurisë me partnerin e saj dhe dëshirës për të bërë më të mirën për pamjen e çdo personi që zgjedh “Medical Hills”, solli një standrad të ri në Shqipëri, frymëzuar nga Zvicra. Profesionistët e “Medical Hillss” janë të specializuar në fushat përkatëse, çka e bën klinikën vendin e përsosur për të përmirësuar çdo aspekt të pamjes tënde.
 
“Pse njerëzit duhet të zgjedhin “Medical Hills”?” e pyetëm ne Jetlirën dhe ajo u shpreh: “I gjithë stafi në “Medical Hills” është i specializuar në profilin e vet. Gjithashtu, i gjithë stafi ndjek trajnime të vazhdueshme në të gjithë botën dhe si pasojë, ne arrijmë të ofrojmë një shërbim me standarde shumë të larta”.
 
Më tej, Jetlira shton: “Jemi krenarë që për një kohë të shkurtër kemi arritur t’u shërbejmë me profesionalizëm mbi 4,000 klientëve, nga të cilët kemi marrë shumë reagime pozitive dhe tashmë janë klientë besnikë të klinikës”.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar
 
Klinika, gjithashtu ndjek dhe punon sipas protokolleve zvicerane, si dhe kanë teknikat specifike për realizimin e fillerit dhe botoksit. Siç mund ta dish, filleri dhe botoksi nuk mund të merret si trajtim në çdo mjedis (harroji parukeritë) dhe te çdo mjek. Këto trajtime bëhen me mjekë të trajnuar dhe specializuar, të cilët duhet të kenë eksperiencë. Gjithashtu, edhe mjedisi ku aplikohet si shërbim duhet të jetë i përshtatshëm. Një rëndësi të madhe kanë edhe produktet për përkujdesjen e fillerit dhe botoksit, të cilat duhet të jenë të certifikuara.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar
 
Higjiena është prioriteti kryesor në “Medical Hills” dhe materialet janë sterile. Një tjetër aspekt që e bën “Medical Hills” një prej klinikave më të mira është edhe fakti se ka çmime konkurruese, duke ofruar cilësinë më të mirë.
 
Produktet e përdorura në “Medical Hills” janë të testuara dhe të certifikuara. “Medical Hills” kujdeset për klientët edhe pas përfundimit të shërbimit, pasi kontrollet deri në 2 javë pranë klinikës janë pa pagesë. Nga ana tjetër, stafi përgjigjet në rastet urgjente, duke ofruar ekspertizën e duhur dhe profesionale.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar
 
Kohëzgjatja e trajtimit është shumë e shkurtër: 30 minuta, së bashku me konsultën. Pra, nëse ke në plan të bësh pak botoks dhe filler, mund ta bësh edhe gjatë pushimit të punës e në çdo kohë. Mjafton të shkëputesh 30 minuta, për të pasur pamjen që dëshiron.
 
Ne e pyetëm Jetlirën nëse kanë ndodhur ndryshime në konceptet e bukurisë vitet e fundit dhe nëse burrat kanë zgjedhur të bëjnë ndryshime për të përmirësuar pamjen e tyre. Ajo tha se po, kanë ndodhur ndryshime, duke u shprehur: “Nëse do të kthehemi 10 vite më para, gocat dhe gratë donin të frynin buzët sa më shumë, por sot ne si profesioniste praktikojmë momentalisht “the clean girl era”, teknika ku filleri aplikohet në vendin e duhur, ku pacientët kanë nevojë, pa e ekzagjëruar, por më duhet të them që për këtë teknikë duket shumë profesionalizëm, për të aplikuar sasinë e duhur, në mënyrë që të përshtatet me tiparet e pacientëve”.

Njihu me vendin më të mirë për të përmirësuar
 
Sa i përket zgjedhjes së burrave që gjithnjë e më shumë po vendosin të përmirësojnë pamjen e jashtme, ekspertja tregon se sot kjo tematikë nuk është më tabu: “Gjithashtu, për burrat tashmë nuk është një tabu, duke parë edhe shembuj si Cristiano Ronaldo etj, që trajtimet i kanë bërë të duken shumë më mirë. Patjetër që te pacientët burra është pak më e vështirë konsulta, por ne jemi të lumtur që kemi arritur të kemi klientë të kënaqur”.

REELS

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”