
Mariana Kondi ka vendosur të largohet nga “Ferma VIP”, reality show ku ka qëndruar prej disa javësh. Aktorja ishte zhvendosur në një ishull me konkurrentin tjetër, Valerin, pasi humbi një sfidë me një Xhesika Polon, pjesëmarrëse tjetër në program.
Mariana qëndroi për 48 orë vetëm me Valerin, larg nga të tjerët, në këtë ishull dhe në një moment, duke iu drejtuar konkurentit njoftoi se do heqë dorë nga gara. “Valer, unë tani do ndahem me ty, sepse kaq ishte”, u shpreh Kondi.
Ajo theksoi se ky vendim është përfundimtar, duke u ndarë nga bashkëjetuesi i saj në ishull.
Aktorja nuk ka qenë shumë e qartë për arsyen e largimit, por mesa duket kjo eksperiencë ka qenë e mjaftueshme për të. Ajo ka qenë një prej konkurrenteve më karizmatike dhe shpeshherë ka argëtuar shikuesit me momentet e saj gazmore me konkurrentin tjetër, Dionisin.
Artikuj të sugjeruar: