Në botën e rap-it, kishte munguar kaq shumë një përballje mes reperëve, të cilët përmes diss-eve nxjerrin sekretet dhe kërcënojnë njëri-tjetrin. Drake dhe Kendrick Lamar janë përfshirë në një betejë (e cila duket goxha serioze) dhe nuk po dinë të ndalen. Kendrick ka thënë se Drake ka një vajzë që ia mban botës sekret, si dhe është një pedofil.
Drake, nga ana tjetër, ka supozuar se Kendrick rreh të shoqen. Që ta dini, Kendrick është një Binjak dhe Drake një Akrep. Pra, le ta shohim “beef-in” e tyre në një aspekt astrologjik.
Të dy reperët kanë një histori konfliktesh, e cila ka nisur që prej vitit 2013, ku në këngën “Control”, Kendrick thotë se donte të vriste ca reperë, duke përfshirë edhe Drake. Konflikti i tyre, i parë nga yjet dhe planetet, mund të ndodhë sepse Marsi dhe Mërkuri, dy planete udhëheqëse, janë të dyja kardinale dhe kanë një dëshirë të ethshme për debat dhe për të fituar.
Kendrick Lamar
Lamar, i lindur më 17 qershor 1987, është një Binjak krenar, me një Hënë te Peshqit. Sipas Neptunicpoetry, astrolog, Akrepi është një “psikopat”, ndërsa Binjakët, një shenjë “siciopate” dhe të dyja këtë shenja dinë si t’i kalojnë limitet e njëra-tjetrës.
Binjakët më mirë kalojnë nëpër ferr sesa të bëjnë paqe, ndërsa Akrepi, nga ana tjetër, thjesht jeton për t’u hakmarrë (ndaj me shumë gjasa, diss-et do të vijojnë). Meqë jemi tek Akrepi dhe Drake, ky i fundit, pasi ka bërë seks me një grua, hodhi salcë në prezervativ, që ajo të mos e përdorte spermën e tij për të bërë një fëmijë. Pse po e rikujtojmë këtë? Sepse Akrepi mendon me detaje.
Binjakët, nga ana tjetër, është një shenjë që nuk ka frikë ta çojë debatin në pikën më të ulët, duke qenë se udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, i cili me thënë të drejtën, e ka gjuhën shumë të gjaatëë. Kjo shenjë e pëlqen shumë dramën dhe që të jemi 100% të sinqertë, as nuk lëndohen nga fjalët e të tjerëve. Edhe në këtë rast, me shumë mundësi, Kendrick s’i ka marrë fare personale fjalët e kundërshtarit.
Drake
I lindur më 24 tetor 1986, Drake është një Akrep hakmarrës, që thjesht nuk heq dorë (ju rikujtojmë se përmend herë pas here Rihanna-n në këngët e tij). Akrepi është një shenjë që nuk bën pas dhe nëse përgatitet për luftë, nuk i intereson asgjë tjetër. Kjo shenjë njihet si emocionale dhe ka dashuri për njerëzit, por sapo tejkalohen limitet, nuk di më të stepet.
Nuk e dimë si do të vijojë konflikti mes tyre, por ne do të jemi në vitin 2074 dhe sërish, Drake dhe Kendrick do i dedikojnë këngë njëri-tjetrit.
Një rikujtesë: Si nisi konflikti mes tyre?
Gjithçka u rindez më 22 mars, në këngën “Like That”, me Future, Metro Boomin dhe Lamar. Ky i fundit thumboi Drake në pjesën e tij. Më pas, Drake publikoi “Push Ups”, sepse Akrepi thjesht nuk njeh limite dhe më pas, “Taylor Made Freestyle”, ku rikrijoi me inteligjencë artificiale zërin e 2Pac për të ofenduar Lamar.
Kendrick, sapo Marsi shkoi te Dashi, më 30 prill, publikoi “Euphoria”, ku e akuzoi Drake për neglizhencë karshi djalit të tij Adonis dhe se ka bërë operacione plastike. Më 3 maj, Kendrick u rikujtua dhe bëri një tjetër diss, në këngën “6:16 in LA”, duke thënë se Drake është tradhtuar nga një person i afërt.
Drake publikoi “Family Matters”, ku tha se Kendrick keqtrajton të shoqen dhe më pas, vendosi në pikëpyetje atësinë e djalit të tij. Disa orë më vonë, Kendrick publikoi “Meet the Grahams”, duke e akuzuar Drake se ka një vajzë sekrete. Më pas, në këngën “Not Like Us”, e cilëson edhe si pedofil.
Artikuj të sugjeruar: