
Një nga skenat e reja të filmit të ri të Zendaya “The Challengers” tregon bashkëshortin e saj në film teksa i afrohet në shtrat dhe i vë kokën në prehër i dëshpëruar. Kaq u desh që të nisë në TikTok një tjetër trend me vajza që duan të kenë një djalë të tillë në krah sikur vetëm për pak javë.

Shumica e vajzave shprehen se janë lodhur duke u munduar të rregullojnë apo përmirësojnë djemtë e hedhur. Filmi në fjalë ka disa tematika të trajtuara teksa në qendër është një teniste e famshme (Zendaya), por vajzat kanë komentuar këtë sekuencë.
Pyetja që ngrihet është: A do doje të rrije pranë telefonit duke pritur mesazhin e atij, apo do i japësh vëmendje një personi që ka nevojë për dashuri?
Personi që ka këtë “rol patetik” (siç e përshkruajnë njerëzit) në film, është personi që e di se gruaja e ka tradhtuar, por nuk e lë kurrë. Është personi që i rri përherë pranë dhe që për ta “hequr qafe” të duhet të luftosh me një fëmijë.
@trishimii pathetic m*n are back! #challengers #challengersmovie #mikefaist ? Do you love her - Bela
Nga ana tjetër, vajza që është në këtë situatë në disa momente nuk e duron dot këtë partner. Ndërsa djali vazhdon ta dojë më tepër edhe kur ajo e përbuz.
Por kjo nuk e ndalon një pjesë të vajzave në TikTok që ta kërkojnë burrin e jetës te këto karakteristika.
Ndërsa në X, dikush shkruan: “Challengers” duhej të sillte sërish “burrat patetikë” në modë për ne vajzat. Më në fund u rikthyen”.
Artikuj të sugjeruar: