Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Indonezi/ Shpërthen vullkani gjatë evakuuimit të popullsisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në ishullin Tagulandang të Indonezisë, teksa qindra banorë ishin duke pritur të evakuuoheshin pas tymit që doli nga krateri i vullkanit, ky i fundit shpërtheu duke shkaktuar kaos dhe panik. Nga vullkani në ishullin Ruang vërshoi llava, e cila detyroi autoritetet të evakuuonin rreth 1,200 banorë në mënyrë emergjente.

Pas shpërthimit të vullkanit, Qendra për Vullkanologjinë dhe Rreziqet Gjeologjike në Indonezi ngriti alarmin dhe paralajmëroi se në ishull mund të ndodhte edhe një cunami, nga rënia e shkëmbinjve.

SHBA/ Përleshje mes protestuesve dhe forcave policore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Studentët protestues në SHBA kanë shtuar numrin e demonstratave, por janë sulmuar nga forcat policore në universitetin e Kalifornisë. Aktivistët u përplasën me policinë, e cila shkatërroi tendat e tyre në Medison, në kuadër të përshkallëzimit të dhunës në disa universitete në SHBA. Studentët kërkojnë që SHBA të ndryshojë qëndrim në luftën në Gaza.

Nga përleshjet, 15 persona mbetën të plagosur, ndërsa një prej tyre u shtrua në spital. Forcat policore mësynë në universitet për të liruar sallat që kishin zënë studentët. Ata larguan një kamp me tenda dhe turmën që kishte “pushtuar” sallën “Hamilton”.

Ndalohet importimi i uraniumit rus në SHBA

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Senati i SHBA miratoi në mënyrë unanime legjislacionin për ndalimin e importit të uraniumit rus, që përdoret për të fuqizuar reaktorët bërthamorë komercialë, të cilët prodhojnë energji elektrike.

Joe Biden pritet të nënshkruajë ligjin e ri për importin e uraniumit, ndërsa termocentralet amerikane importuan thuajse 12% të uraniumit të tyre nga Rusia para 2 vitesh. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se ndalimi i importeve ruse ishte i sigurt, pasi SHBA dhe aleatët e saj kanë krijuar një zinxhir të qëndrueshëm furnizimi me karburant bërthamor.

Kinë/ Shembet autostrada dhe shkakton 19 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një autostradë në provincën Guangdong, Kinë, u shemb, duke shkaktuar 19 viktima. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:10 të mëngjesit, kur një pjesë e autostradës u shemb, duke bllokuar edhe 18 makina. Sipas një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shembja shkaktori një zjarr të fuqishëm.

Menjëherë autoritetet shkuan në vendngjarje, për të shpëtuar të tjerë persona. Deri më tani, 30 njerëz raportohet se po marrin ndihmë në spitale.