Jeni kurioze për shenjat e një martese të palumtur, veçanërisht tuajat? Kjo u ndodh shumë njerëzve. Përpara vendime të vështira, të gjithë jetojnë me kujtimet e bukura, fillimet e romancës, aventurat, pushimet dhe një harmoni e plotë në çift.
Por, çfarë ndodh që statusi i ri si të martuar i gjen çiftet shpesh në situata grindjeje dhe mosmarrëveshjesh që mund të çojnë deri në ndarje?
Pa shkuar tek akti final, le të kuptojmë si fillim disa shenja dalluese që tregojnë se jeni në një martesë të palumtur.
#1 Tradhtia
Nuk ka rëndësi nëse tradhtia është fizike apo emocionale, ajo dhemb njësoj në të dyja rastet. Pabesia dhe tradhtia shkaktojnë pakënaqësi, pavarësisht se cili nga partnerët e kryen atë.
#2 Abuzimi
Abuzimi në një martesë nuk është vetëm fizik. Mund të jetë gjithashtu mendor, emocional ose intim.
#3 Mërzitja e vazhdueshme
Kur partneri/ja ka një problem ose mërzitje, askush nuk është i/e lumtur. Zemërimi si gjendje shkakton pakënaqësi tek të dy partnerët.
#4 Indiferenca
Kur njëri ose të dy bashkëshortët ndihen sikur janë të parëndësishëm në lidhje, lëndimi është një rezultat i natyrshëm.
#5 Gënjeshtra
Martesat e mira bazohen në çështje besimi. Pa besim, nuk ka shanse që një martesë të jetë e lumtur.
#6 Mungesa e intimitetit
A mund të mbijetojë një martesë pa intimitet? Ndoshta. Disa praktikojnë një martesë shpirtërore, por, për shumicën e çifteve, intimiteti fizik dhe emocional janë pjesë e rëndësishme e një martese kuptimplote dhe të lumtur.
#7 Kontrolli mbi çdo gjë
Kur njëri nga partnerët përpiqet vazhdimisht të kontrollojë ose të dominojë tjetrin, ka një superioritet që jo gjithmonë “përqafohet” nga burri apo gruaja. Ndaj, kontrolli nuk është shenjë e mirëpritur në një martesë.
#8 Prindërimi
Prindërimi është i vështirë. Por, kur bashkëshortët nuk pajtohen në këtë aspekt, ata janë në konflikt të vazhdueshëm. A duhet që një çift i palumtur të qëndrojë së bashku për hir të fëmijëve? Zgjedhja mbetet personale, por që çiftet të jetojnë në një martesë të palumtur, bashkë me fëmijët e tyre ky është një sinjal i sigurt.
Artikuj të sugjeruar:
- 4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura
- A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?
- Mund ta zëvendësosh unazën e martesës me një unazë divorci, sipas Emily-t
- 4 ngjarje të rëndësishme në lidhjet romantike që mund të ndryshojnë karakterin e njerëzve
- Çfarë ndikimi ka aroma e familjarëve te njerëzit me depresion